Atletja Luiza Gega theu rekordin kombëtar në Romë
ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar sot atleten Luiza Gega për thyerjen e rekordit kombëtar në ligën e “Diamond” në Romë.
Në faqen e ambasadës së SHBA-së, thuhet se: “Urime atletes shqiptare Luiza Gega për thyerjen e rekordit kombëtar në ligën Diamond në Romë! Të lumtë Luiza!”
Luiza Gega ka shkëlqyer në Roma, pasi theu rekord kombëtar në 3000 mijë metra me pengesa sot në “Diamond League”, në Romë.
Atletja kuqezi, Luiza Gega u rendit e nënta mes 22 garueseve, duke qenë garuesja më e mirë europiane dhe duke thyer me 4 sekonda rekordin e mëparshëm në këtë garë, ndërsa regjistroi dhe kohën më të mirë të këtij viti për një atlete europiane.
Sportistja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta e 22 sekonda, duke përmirësuar kohën e saj të mëparshme me 9 minuta e 26 sekonda e 5 të qindtat, që përbën njëkohësisht dhe një rekord të ri kombëtar.
Gega nuk mundi të marrë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme të “Diamond League” vetëm për një pozicion, pasi u rendit e nënta, por gjithsesi mundi të lërë pas 12 kundërshtare.
Comments are closed.