Advertisements

Austria plan të bëhet investues numër 1 në Shqipëri

ATSH-Gjergji Mima/ – Austria synon të jetë investuesi numër 1 në Shqipëri.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Austria është ndër 5 investuesit më të mëdhenj në Shqipëri, këtë mund ta shohësh duke lëvizur nëpër Tiranë”.

“Ne jemi të fuqishëm në sistemin bankar, në siguracione, ka gjithashtu investime domethënëse në sistemin energjetik dhe kompani ndërtimi. Por ne duam të jemi numri 1, siç jemi në vende të tjera të Ballkanit, ku në Serbi dhe Bosnje investuesit austriakë janë numri 1. Kështu që ka vend për përmirësim”, deklaron ai për ATSH.

Ambasadori Sattler, shprehu besimin se Reforma në Drejtësi do të ndihmojë në rritjen e investimeve austriake në Shqipëri.

“Shpresojmë shumë që me Reformën në Drejtësi, me një sistem juridik të qëndrueshëm të zhvillojmë më shumë investimet. Gjithashtu hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të ndihmonte gjithashtu, sepse do të dërgonte sinjalin e duhur që Shqipëria është në rrugën e duhur”, – tha Sattler.

Ndërsa në lidhje me turizmit, Sattler u shpreh se ka pasur rritje, por ka ende vend për përmirësim.

“Kur flasim për turizmin, ka një rritje domethënëse, por për të qenë të sinqertë, një rritje që ka nisur nga një nivel i ulët. Nëse 5 vite më parë kishim 5 mijë turistë nga Austria, tani kemi 25 mijë turistë austriakë në vit. Pra 5 herë më shumë, por ende jo mjaftueshëm. Austriakët pëlqejnë malet. Edhe unë personalisht pëlqej të bëj hiking dhe të zbuloj vendin. Javën e shkuar isha në Veri. Të gjithë e njohin Valbonën dhe Thethin, por ka edhe zona të tjera fantastike si Lepusha, Tamara, ku ne ishim një fundjavë dhe bëmë hiking, ngjitëm malet. Pra ka shumë për të zbuluar në Shqipëri dhe mendoj se kjo është një nga rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria për të zhvilluar ekonominë e saj”, – tha ambasadori Sattler për ATSH-në.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close