Advertisements

Autostrada Tiranë-Durrës do jetë e hapur në fundjavë

ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se deri ditën e premte datë 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja.

ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close