Advertisements

Cilat janë vendet që po kundërshtojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim në BE

Përderisa qeveritë përkatëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë pretendojnëse kanë bërë punët për hapjen e negociateve për anëtarësimin e vendeve ë tyre në BE,vendet e anëtare të këtij unioni siç janë Franca dhe Holanda e të tjera ende kundërshtojnë hapjen e negociatave .
Edhe Gjermania, Danimarka dhe Luksemburgu në një letër shprehën dyshime nëse Maqedonia dhe Shqipëria kishin bërë përparime të mjaftueshme për të “fituar” hapjen e negociatave të pranimit, por më vonë tërhoqën dyshimet e tyre,këtë e ka konfirmuar edhe ministri i jashtëm grek,Kotcias.

Nikos Kocijas tha dje se Franca dhe Holanda ka gjasa të kundërshtojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë dhe të refuzojnë kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE në Bruksel dhe Samitin e BE të enjten dhe të premten javën e ardhshme.
Ndërsa Franca në tërësi e ka hedhur poshtë kandidaturën e Shqipërisë dhe beson se hyrja e Maqedonisë në NATO është “shpërblim adekuat” për tani,Parlamenti holandez votoi kundër kandidaturës së mundshme të Shqipërisë të enjten, por rasti i Maqedonisë po shqyrtohet ndaras, ndërsa ligjbërësit gjermanë mbështesin negociatat me Maqedoninë, por në kushte strikte.

Është e qartë se qeveritë e dy vendeve kandidate të mundshme nuk kanë bërë mjaft në plotësimin e kritereve,por sa është në interesin e këtyre vendeve të cilat kundërshtojnë hapjen e negociatave kur dihet ndikimi gjitnjë e i madh “opcioneve” lindore mbi qytetarët e këtyre vendeve Ballkanike./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close