Dialogu-Të dielën takimi Thaçi-Vuçiq

Loading...

ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi sot se të dielën, më 24 qershor, do të takohet me homologun tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Takimi do të mbahet në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Thaçi tha se ajo i ka ftuar për të filluar fazën e re të dialogut dhe kësaj ftese Kosova i është përgjigjur pozitivisht.

Presidenti Thaçi deklaroi se do të shikohen mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për të hapur një kapitull të ri drejt marrëveshjeve mes dy shteteve.

“Takimi në nivel presidentësh do të zhvillohet të dielën, gjatë orëve të ardhshme do të kemi kontakte me gjithë partnerët ndërkombëtarë, të gjithë spektrin politik kosovar dhe  me shoqërinë civile në mënyrë që të ndërtojmë një konsensus sa më të gjerë”, ka deklaruar Thaçi.

Gjithashtu edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi sot se ka marrë ftesën për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe se do të takohet me Hashim Thaçin të dielën.

“Kam marrë ftesën zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër. Ai do të jetë i pranishëm në Bruksel të premten dhe të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”, i tha Vuçiç gazetarëve.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close