Modern technology gives us many things.

Dua Lipa me rekord të klikimeve

Loading...

/ATSH/ – Pas një lajmi të mirë për këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa, ajo është shfaqur tepër e entuziazmuar.

Lajmi i mirë është se videoklipi i këngës së saj “New Rules” është shpallur klipi më i oarë i një artisteje britanike në vitin 2017.

Kënga “New Rules” ka arritur këtë klasifikim në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

”Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017 dhe ka 60 milionë shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka theksuar, se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj, që të vazhdojnë ta përkrahin.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close