Ec e mos e lexo Gani Mehmetajn !

Loading...

Fahri Xharra,22.06.18
Gjakovë


Një titull shkrimi me një shprehje lokale, shprehje e cila nuk të jep mundësinë të largohesh e të mos përfillësh shkrimet e Gani Mehmetajt.
Ec e mos e lexo Ganiun, e posaçërisht sot, kur ky shkrim nga ana ime i drejtohet Kim Mehmetit dhe Gjyla Çelikut të cilët në mënyrën me të vrazhdë dhe të pakulturuar dalin në mbrojtje të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë duke i ndjekur hapat e kamotshëm të sllavëve.
Historikisht dihet që osmanët e kishin për detyrë zhbërjen e popullit tonë në të mirë të sllavëve, duke i rritur ata territorialisht në dëmin e tokave tona.
Gani Mehmetaj është njëri nga ata që këtyre matrapazëve iu qet «  minjtë në lëndinë » dhe fatbardhësisht shumica shqiptare e kupton dëshirën e kimeve, olsave, gjylave etj, etj.

« Pas afrisë Serbi-Shqipëri (Rama-Vuçiq) ka filluar të nxjerrë krye teza e mbrapshtë sikur gjatë historisë njëmijë vjeçare e kishim mirë me Serbinë deri atëherë kur shqiptarët (sipas tyre kosovarët) vranë e dhunuan serbë për hesap të Perandorisë Otomane! Bartës të kësaj teze antishqiptare janë disa nostalgjik jugosllavë (lexo serbë) e gjëja se historianë që më parë e bënë çorbë arixhiu historinë e “Luftës Nacional çlirimtare” në Shqipëri. Imponohet në medie gazetari kooperativist, i frymëzuar nga mjelësja e dalluar Lenka Çuko. Nuk u rri larg as një portal propagandistik që burim frymëzimi e citimi e ka portalin turk “Osmanlinjtë”. -shkruan Gani Mehmetaj.

Maskarenjtë turq që i thonë vetit shqiptar e harrojnë që:” Në betejën e vitit 1389 në Fushën e Dardanisë, afër Prishtinës, aleanca e Gadishullit Ilirik kundër Sulltan Muratit pësoi disfatë, për shkak të pabesisë së princave serbë që u bënë me turq. Shumë vjet më vonë në betejën hungareze-turke, serbët prapë u bënë me osmanët, kështu që Gjergj Kastrioti, ndëshkoi pabesinë serbe me djegien e qyteteve e katundeve të Serbisë.
Mehmet Pasha Sokoloviq, serb (1506 – 1579), me postin e vezirit turk, me dekret të Sulltanit, ua mori shqiptarëve Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit e të Graçanicës (faltore katolike të ritit bizantinë) dhe ua dha serbëve. I dëboi priftërinjtë shqiptarë, ndërsa i solli priftërinjtë serbë, shkruan Mark Krasniqi.
Treqind vjet më vonë, në luftërat austro-turke (1664-1669), forcat arbërore me në krye Pjetër Bogdanin e çliruan Dardaninë. Pas vdekjes së ipeshkvit Bogdani e gjeneralit Pikolomini, forcat turke me pararojë serbët, bullgarët (pomakë) dhe tartarët e Krimesë bënë krime të shëmtuara kundër arbërorëve në Prishtinë. Tartarët, turqit e serbët nxorën nga varri trupin e Pjetër Bogdanit.
Edhe këto krime duan t’i fshijnë nostalgjikët shqiptarë mu si i pastrojnë paratë e pista grupet mafioze? «

Shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë duhet ta dinë mirë që : » Shqiptarët katolikë të Shkupit ishin aristokracia e qytetit. Ata e formuan bërthamën e qytetit të vjetër, përtej Urës së Vardarit, ata i vunë bazat e shoqërive artistike e muzikore shqiptare jo vetëm për Shkupin, por për tërë Dardaninë, ata i dhanë jetë e gjallëri ish kryeqytetit të Shqipërisë dhe qytetit më të madh të Dardanisë. »
Shqiptarët, jo vetëm të Maqedonisë duhen ta dinë që : » Ipeshkvia shqiptare e Shkupit njihet seli kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazër Mjedës (1909-1921), por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare, shenjtores Nënës Terezë (1910-1997). Kjo ipeshkvi është ndër më të vjetra në Gadishullin ilirik. »

Shqiptarët e mashtruar të të gjitha anëve duhet të dinë që : » Shqiptarët katolikë të Shkupit e morën rolin prijatar, ishin ndriçuesit e pjesës tjetër të shqiptarëve, sepse kishin mbaruar shkolla të larta në Itali e Francë, meqë në Shkup ishte vetëm një medrese turke, ku arsimoheshin edhe shqiptarët myslimanë. Administratën e pasluftës (1945) e mbanin shqiptarët katolik në gjuhën shqipe, sepse të tjerët nuk dinin të shkruanin shqip, ndërsa sllavet ishin pakicë kombëtare në Shkup. «

Edhe serbët edhe turqit duhen ta dinë që : » Nga gjimnazi “Zef Lush Marku” i Shkupit dolën breza të artë të shqiptarëve të arsimuar, sot shtylla intelektuale në Maqedoni e Kosovë. Dëbimi i parë i madh i shqiptarëve katolik nga Shkupi nisi pas tërmetit të vitit 1963. Në emër të ndërtimit të Shkupit të ri, me ndihmat evropiane, qeveria sllave me mbështetjen e Beogradi ua konfiskoi pronat shqiptarëve katolik në qendrën e vjetër, për të ndërtuar apartamente shumëkatëshe, ku solli maqedonasit sllav nga Greqia. » Por serbët dhe turqit këtë shkollim nuk e duan.

Në valën e shkombëtarizimit qeveria maqedonase ua mori Ipeshkvinë dhe Katedralen. Në vend të fjalës shqipe që u predikua mbi 1500 vjet, sot predikohet në gjuhën sllave. Mbi njëmijë e pesëqind vjet ipeshkvit ishin arbëror-shqiptarë, sot është ipeshkvi slloven. Kjo është ndër kaptinat më të dhimbshme të deshqiptarizmit të Shkupit.

Edhe një gjë ju dashamirë të sllavizmit të tokave tona, që mashtroheni duke e mbrojtur kohen osmane mos harroni se një ditë nuk do të jemi këndej pari sikur të vazhdohet me kimat, gjylet, olsat.

Edhe kjo : » Nuk e kuptoj pse një kategori shqiptarësh dalin në mbrojtje të myslimanëve (turqve ) pa ua bërë zoti me borxh. Pse e marrin kambanën e ogiçit, ndërsa sillen si dele. Nuk e arsyetoj mllefin e zemërimin e tyre, sikur të ishin bijtë e sheikëve të Arabisë, që u rrezikohet nafta, ndërsa janë katundarë të Llapit, Gollakut a të Rrafshit të Dukagjinit, Shkupit e Tetovës, Dibrës e Kumanovës. Nuk e shkruan asnjë kritik kundër serbëve që na bënë të këqija me thes, nuk shprehen asnjë mllef sa për sy e faqe kundër turqve që gati na shfarosën. Serbin e turkun nuk e zënë në gojë. » Mjerim !

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close