Advertisements

Ed Sheeran paditet 100 milionë dollarë

ATSH/ – Ed Sheeran sërish nën akuzë. Ai është paditur për shumën e 100 mln dollarë, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye.

Kënga ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasiket që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore por disa pjesë nga hiti i Ed Sheeran mesa duket janë identike me atë të 45 viteve më parë.

Sipas dokumenteve zyrtare, dy këngët ngjasojnë me njëra tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës dhe në kor. Edhe më herët, Ed Sheeran është përballur me akuza po për të njëjtën këngë por gjithnjë i ka mohuar ato.

Akuza më e fundit është depozituar nga një kompani, e cila zotëron të drejtën e ‘copyright’ të Marvin Gaye. Një vit më parë, Ed Sheeran fitoi shumën prej 20 milionë dollarësh, në një tjetër çështje, pasi u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit, për këngën e tij hit “Photograph”.

Autorët Thomas Leonard dhe Martin Harrington ngritën padi ndaj këngëtarit britanik, pasi kjo këngë, sipas tyre, kishte të njëjtën strukturë si kënga e tyre “Amazing”. Ed Sheeran ende nuk e ka komentuar këtë akuzë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close