Advertisements

Eliot Engel:Pretendimet e Serbisë për kinse tërheqjen e njohjeve të Kosovës plotësisht të pasakta

Shteti serb kohëve të fundit ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër diplomatike me qëllim të zhvleftësimit dhe të njohjeve egzistuese të shtetit të Kosovës nga vende të ndryshme të botës si dhe kundër njohjeve të reja.
Megjithëse kjo fushatë nuk ka pasur ndonjë efekt madhor,ajo konsiderohet e dëmshme për Kosovën.

Është miku i shqiptarëve dhe i Kosovës Eliot Engel, anëtar i komisionit për punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve -SHBA, i cili në acountin e tij në Twitter ka vlerësuar pretendimet mashtruese për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ishin plotësisht të pasakta.
“Pretendimet e rreme të Serbisë se vendet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë çorientuese dhe provokojnë zemërim të madh në botë, Serbia duhet ta ndalë atë dhe ti kthehet normalizimit me fqinjin e saj. Pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë të përhershme”, tha Engel./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.