Advertisements

Erina dhe vepra e saj e këndshme poetike…

Gjilan, 4 qershor


Para do kohe, Erinë Rrahmani, nga Prishtina, botoi veprën poetike me titull: “Gjithçka po ndodhë”. Një vepër me poezi të këndshme dhe joshëse për të gjithë lexuesit. Prandaj, nga kjo paraqitje e saj si poete e re, fitohet përshtypja se ajo në të ardhmen e saj- premton. Premton, sepse poezia e saj është një lloj vokacion i parë i hyrjes në botën e artit. Pse jo?
Ajo jeton me vargje, strofa, rima e me figura poetike. Ajo është e re dhe etshme për artin e poezisë. Si e vashë e re, ajo heret ka hyrë në botën e vargjeve poetike, në botën e ëndrrave rinore e të paskajshme. Qysh tash ajo ka filluar të rrëfejë me vargje për ngjarjet, kohët, figurat e njohura të popullit, por flet edhe për personalitetet e shquara e historike të kombit. Me një fjalë, Erina ka hyrë papandehur në poezinë e jetës. E tëra është bërë shpirt poetik. Ndonëse e re, ajo është kthyer meditimeve të orëve të vona.

E, librin e ka mik më besnik të jetës.
Gjer më tani ka botuar dy libra me poezi, si janë: “Gjithçka mund të ndodhë” dhe libri i dytë i saj është “Natën e mirë hënë”. Janë vepra poetike, të cilat, në vete ngërthejnë tufë poezish joshëse. Poezija e saj është një artikulim i çiltërt i botës së saj imagjinative. Është vokacion i saj herak e i çiltërt. Vepra e tij ”Gjithçka mund të ndodhë” lexohet me një frymë. Vargje e saj j janë me një gjuhë të rrjedhshme. Nuk ka patetikë, por ka qartësi dhe “forcë” për lexim. Janë poezi që dalin nga thellësia e brendshme e saj. Janë vargje plot art. Ajo i këndon flamurit, Vlorës historike, vend ky që për herë të parë ngritet flamuri kuq e zi shqiptar. Tash e njëqind vjet. E përmend, Ismajl Qemalin, atdhetarin e madh të kombit shqiptar.

Dhe, poezia e saj shton: “Një vel lumturie/ Vlorën sot e mbulon/ Flamuri me shkabë të zezë/ në qiell këndshëm valon/. Dhe, sa herë vjen Nëntori i madh i shqiptarëve, ajo sikur e ndjen rëndësinë e kësaj feste hitorike dhe ia thotë: “Sa herë që vjen nëntori/ gjithnjë kremten sjell/ dashurinë për mëmdhënë/ përherë në zemra mbjell/.f. 5. Po në këtë libër të Erinës gjejmë edhe poezi që ia ka kushtuar figurës më të madhe e historike, dr. Ibrahim Rugovës. Poezia e saj titullohet “Liderit të madh”. Si e re, ajo pyet në vargjet e saja arti kështu: “Më thoni si është/ të jesh lider/ në zemra njerëzish/ të jesh përherë/. Apo në vargjet tjera, ajo shton duke “kënduar” për këtë njeri historik “Kosova me vite/ e lidhur me zinxhir/ ju erdhët si engjëll/ me krahë të lirë/. Në fund, Erina shton “Një lider si ju/ e pritëm kaherë/ aty ku jeni ju/ është gjithnjë pranverë/.(f. 6).

Erina Rrahmani nuk e harroi as figurën shqiptare, Nënën Terezë. Kësaj figure të madhe ia kushtoi poezinë me titull “Asaj që na bekoi”. Poezi që e bën madhore figurën e Nënës Terezë, të cilën e quan grua e madhe ose Nënë e Shenjtë shqiptare. Pse jo? Poetja e re i “këndon” Nënë Terezës me këto vargje: “Kjo grua e madhe/ me zemër të madhe/ njeriu dhembshuri/ për jetën e çdo njeriu/. Kjo nënë shqiptare na bekoi, na dha zemër dhe na nderoi. Ishte humaniste dhe mbeti grua që na bekoi për jetë të jetës. Vargje ia thonë: “Ajo na bekoi/ me dorën e saj/ ajo e vetmja/ lëshoi për ne vaj/. Ose ishte një nënë që shumë njerëz i shpëtoi nga sëmundjet dhe dhimbjet skamnore “Ajo që shumë njerëz/ nga vdekja shpëtoi/ bashkë me të tjerët/ dhembjet i shëroi”. (f.7).

Erinë Rrahmani shkroi edhe për mërgimin, plagën më të rëndë të popullit shqiptar. Sikur është në mërgim dhe tash ajo në vargje këndon: ”Ja këtu në mërgim/ për atdhe ndjej dashuri/. Apo, nga vargjet shihet qartë se, ajo e ka shijuar mërgimin dhe tash i këndon jetës fëmijërore dhe thotë “Se vitet e fëmijërisë/ atje i kalova”.(f.9).
Erinë Rrahmani, në veprën në fjalë ka kënduar për natyrën, ylberin me ngjyra, jetën, verën, valën, ambientin e jetës, dimrin, qiellin e kuq, yllin e shkëputur, për jetën në një planet tjetër, për fillimin e punës së mbarë, dritaren e diturisë, magjia dhe e vërteta e shumë tema të tjera të jetës sonë. Vepra “Gjithçka mund të ndodhë” është e botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe ka 83 poezi./Tefik Selimi

Legjenda: Ballina e librit në fjalë dhe portreti i poetes Erinë Rrahmani

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: