Fahri Xharra, Islamizmi i shqiptarëve të Maqedonisë sipas shijes së Kim Mehmetit dhe Gjyla Çelikut

Loading...

“ARBANA XHARËN askush nuk e paguan. Myslimanët e Maqedonisë janë më shumë turq se shqiptarë. Gjuhen shqipe e kanë kaluar në gjuhen e tretë pas sllavishtas dhe turqishtës. Çuditërisht nuk flasin shqip me njeri tjetrin por turqisht ! KUJT I DUHEN KËTA PLEHRA ? I LUMTË ARBANA XHARRËS ! -ishte ky koment i një lexuesi ne shkrimin e Gjyles “Kush e paguan Arban Xharren për të ngacmuar myslimanet në Maqedoni “ (https://ina-online.net/kush-e-paguan-arbana-xharren-per-te-ngacmuar-muslimanet-ne-maqedoni/ )

Pra Gjyla Çeliku Arbana nuk i ngacmon muslimanet ne Maqedoni por i kritikon shqiptarët e Maqedonisë , ata të llojit tënd dhe të Kim Mehmetit që fatkeqësisht flisni ende shqip. Sa kisha pasur dëshirë t`iu shihja në Anadoll , sepse jeni bër të tepërt për tokat shqiptare.!

Ja se çka shkruan Gjyla për Arbanen :

Kur e lexon Gjyla Çelikun e ke përshtypjen që të flet dikush i kohës së Çubriloviqit apo edhe më rishtas ndonjë i Daciqit.
Te humbësh identiteti shqiptar, oj e uruara Gjyla e të dalësh në mbrojtje të partisë së financuar dhe kontrolluar nga Turqia, është turpi më i madh që mundet një shqiptar t`a bëj. Nuk ke faj ti, por i kanë fajet ata që të ndjekin pas. Popullit shqiptar të Maqedonisë iu duhen njerëz të shkencës dhe shkollës dhe jo të fanatizmit turk si ti dhe Kim Mehmeti.

Shikoje se çka shkruan ai bashkëshkatërrimtari i qenjes shqiptare në Maqedoni, Kim Mehmeti :
“Kim Mehmeti, i deklaruar tani publikisht se është një turkoman i madh vazhdon duke propaganduar kundër vlerave europiane duke tentuar t’i paraqes shqiptarët si mbetje otomane.
“U lodhëm duke e theksuar e dëshmuar identitetin tonë ‘evropian’! Me çka vetëm shpalosim sa nuk duam të na përcaktojnë nëpërmjet portretit tonë kolektiv shqiptar! Mbase nuk i kuptojë gjërat siç duhet por theksimi i identitetit me përmasa ‘kontinentale’ – domethënë të pa përkufizuar qartë sa ai etnik – shpërfaqë të vërtetën se pjesë e identitetit tonë janë bërë inferioriteti ndaj të tjerëve, si dhe dëshira të mos dukemi ashtu siç jemi, por të atillë siç do na pëlqenin të tjerët! Hapur e pranoj: nëse ‘identiteti evropian’ nënkupton ‘peshimin’ kolektiv vetëm nëpërmjet peshoreve vlerësuese të krishterimit dhe të tërë asaj që nënkupton ky civilizim, atëherë ky përkufizim nuk e përfshinë tërë identitet tim si shqiptar, pjesë e të cilit është edhe përkatësia fetare myslimane! Andaj edhe jam kundër patriotëve që mbrojtjen e vlerave ‘perëndimore’ e kanë shndërruar në ‘biznes’ që u sjellë përfitime të mëdha personale dhe që, ‘identitetin evropian’ e përdorin për ta mbuluar ‘fytyrën’ e vërtet të tyre, që në thelb është shumë antishqiptare: urrejtjen ndaj fesë islame!” (Kim Mehmeti)

Kim Mehmeti

Ty dhe Kimit, një pyetje Sa është profitabile në Maqedoni , të jesh shqiptar i natyralizuar artificialisht në turk ? Ju e dini më së miri .

Gjyla , ti qenke shumë e cektë në shkrime, Kimi është më perfid . Ja se çka shkruan i mjeri turk që ende flet shqip, njeriu që fund e krye është në shërbimet më antishqiptare në Maqedoni :
Po pse nuk flisni or të mallkuar për terrorin sllav mbi shqiptarët, pse nuk flisni për të drejtat e juaj atje, pse nuk flisni për ç`kombëtarizimin e juaj nga shqiptari në turk?

Gjyla dhe Kim e dini që: Turqit “ po përpiqen të rrënojnë të kaluarën shqiptare, ju lloji i gjyles dhe kimit, po shembni të tashmen, dhe së bashku me ta, po shkatërroni të ardhmen e kombit shqiptar dhe jeni bërë kobi i zi i tij! Po bashkëjetoni në mënyrë të përkryer dhe as nuk kritikoheni në mes vete! Kështu, në mënyrë simetrike, rehabilituat Serbinë! “( e huazuar nga LB)

Edhe kjo Gjyla dhe Kim : “ Perëndimi ka respektuar shqiptarët, i ka ndihmuar, deri kur u bëtë vullnetarisht vasalë dhe, identiteti shqiptar, nuk mbrohet në mënyrë zyrtare, por iu hapën dyert e dritaret udbashëve të djeshëm dhe bijve të tyre të sotshëm. Këtë nuk do ta kishte lejuar asnjë shtet europian! Ata udbashë, janë të ashpër, vulgarë, agresivë, financiarisht të fortë, të pa kompromis, këmbëngulës në misionin kundër çdo gjëje shqiptare. Tashmë jo nga jashtë, por nga brenda! Në gjuhën shqipe, por me paragjykime të përkthyera nga serbishtja. Nëpër media publike shqiptare! “
Ai që paguan kërkon rezultate, Gjyla dhe Kim, ne ju njohim mirë, bile shumë mirë

/Fahri Xharra

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close