Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Fajon:KE ,pritet që gjatë këtij muaji të dalë më një qëndrim konkret për vizat

Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE’së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por europianët deri më tani s’kanë treguar ndonjë datë.

“Ne jemi duke pritur që Komisioni Evropian të japë vlerësimin e tij mbi gatishmërinë e Kosovës për heqjen e regjimit pa viza.  Parlamenti Europian dhe qeveritë e BE-së duhet të marrin një rekomandim të qartë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e mbetura. Është në dorë të KE-së që të japë një vlerësim të tillë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, ka thënë Fajon.

Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt të rregullt me Komisionin dhe institucionet e tjera përgjegjëse, dhe se është e gatshme që të vazhdojë punën në Parlamentin Europian sa më shpejt të jetë e mundur.RTKLive

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close