Advertisements

Festa e Abetares në Athinë

ATSH/ -Në Ambasasën shqiptare në Athinë, u zhvillua festa e Abetares për nxënësit shqiptarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, thekson se, me një program të pasur edukativ dhe kulturor, nxënësit recituan vargje të rilindasve dedikuar bukurisë së gjuhës shqipe dhe mallit të vendlindjes.

 

Të pranishëm ishin mësues, prindër dhe gjyshër, duke festuar të githë nën moton: “Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë”.

Mësuesit Jovan Mhilli dhe Lefterie Metkaj shprehën përkushtimin dhe vullnetin e tyre të pashtershëm për të punuar çdo ditë më fëmijët në mënyrë që gjuha dhe kultura shqipe të qëndrojnë si vlera të patjetërsueshme në mozaikun e gjuhëve dhe kulturës diverse europiane.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: