Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Fondacioni “Ibrahim Kodra”, memorandum mirëkuptimi nga Komuna e Prishtinës

ATSH/.- Komuna e Prishtinës nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi me Fondacionin “Ibrahim Kodra”, me qëllim të themelimit, zhvillimit dhe promovimit të muzeut të artistit Ibrahim Kodra.

Komuna do të angazhohet për ta kthyer objektin e ish-Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në hapësirë kulturore për shfrytëzim si ekspozitë afatgjatë e koleksionit të Kodrës. Do të bëhet projektimi dhe do të kryhen punimet e nevojshme në mënyrë që objekti të jetë i përshtatshëm për nevoja të muzeut.

Sipas njoftimit për shtyp të komunës, bëhet e ditur se komuna gjithashtu do të caktojë kryesuesin e bordit nismëtar për themelimin e muzeut (bord që do të ketë edhe dy anëtarë nga të dyja palët), si dhe do të ndihmojnë për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Fondacioni “Ibrahim Kodra” do t’i ofrojë për shfrytëzim pikturat origjinale të autorit për 30 vite, me mundësi vazhdimi, si dhe do të krijojë program edukativ për artin figurativ për fëmijët dhe të rinjtë, të cilin do ta ketë në dispozicion muzeu.

Palët në këtë memorandum janë pajtuar që muzeu “Ibrahim Kodra” të menaxhohet nga Muzeu i Prishtinës.

Ibrahim Kodra i njohur si Pikaso shqiptar lindi në Shqipëri në vitin 1918, ndërsa talentin e tij e zbuloi në Shkollën “Naim Frashëri” në Tiranë, pas mbarimit të së cilës me një bursë studentore shkoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Kodra do të jetonte deri në frymën e fundit në Itali, ku me krijimtarinë e tij artistike u vlerësua si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Pikturat e tij i ekspozoi në qytetet më të mëdha të botës, si Paris, Nju Jork, Romë e shumë qytete tjera.Pikturat e tij u krahasuan me ato të Pikasos dhe shumë piktorë të tjerë me famë botërore.Ai ndërroi jetë më shkurt 2006 në Itali.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close