Advertisements

Gërxhaliu ftesë ministrit Hamza që të mos nënshkruajë vendimin për rritjen e rrogave

“Vendimi për rritje të pagave nga ana a qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ftoj ministrin Hamza të mos e nënshkruaj këtë vendim pasi që ky vendim do të dëmtojë shumë Kosovën”.

Kështu ka thënë  Safet Gërxhaliu Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës i cili ka  ftuar ministrin e financave Bedri Hamza të mos e nënshkruaj vendimin për rritje të pagave i cili ka hasur në reagim kritik në Kosovë.

Për këtët vendim i cili kishte hasur në reagim kritik në Kosovë ,Gërxhalia ka thënë se me një  rritje enorme të pagave për një pjesë të zyrtarëve shtetëror do të dëmtojë edhe më shumë sektorin privat, i cili në kohët e fundit po ndeshet me shumë probleme të mëdha sa i përket gjetjes së fuqisë punëtore, pasi që shumë të rinjë ëndërrojnë të punësohen në administratë publike.

“E tëra kjo e dëshmon edje shqetësimin tjetër që sot më tepër mbrohen interesat e grupeve të caktuara se sa interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.,prandaj me këtë rast ai i ka bërë ftesë ministrit të financave Bedri Hamza të mos nënshkruajë vendimin për rritje të rrogave zyrtarëve.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: