Gjermania kthehet n’shpi,e humbi edhe ndeshjen e fundit kundër Koresë Jugore

Loading...

/ATSH/ – Kombëtarja e Gjermanisë është larguar nga Botërori i Rusisë, duke bërë një paraqitje zhgënjyese përballë ekipeve të grupit F.

Një nga pretendentet për të fituar trofeun e Botërorit ka “çaluar” pothuajse në çdo sfidë, pasi humbi me Meksikën, mundi Suedinë në minutat shtesë të takimit, si dhe humbi kundër Koresë së Jugut, një kundërshtar që konsiderohej mjaft i lehtë për gjermanët.

 

Dominimi gjerman ka qenë i dukshëm gjatë takimit, por nuk ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

Ndeshja është zhvilluar mjaft e fortë ku janë akorduar 22 faulle dhe 4 kartona të verdhë.

Rastin më të mirë Gjermania e pati në minutat e fundit të takimit, në minutën e 86-të, ku Humels nuk shfrytëzon krosin e ardhur nga krahu i djathtë duke e nxjerrë topin jashtë.

Pas 2 minutash ishte Toni Kros që pati një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por goditja e tij u neutralizua nga portieri koreanojugor.

 

Gjyqtari i takimit akordoi 6 minuta shtesë në këtë takim, duke u krijuar ideja se do të ishte ekipi gjerman ai i cili do të shënonte, por ndodhi e kundërta, pasi Koreja e Jugut, me anë të Young-Gwon Kim, i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, konkretizoi një aksion të bukur duke i dhënë fund ëndrrës së Gjermanisë.

Me dëshirën për të shënuar gjermanët hidhen në ofensivë së bashku me portierin Neuer, por sërish janë koreanojugorët që shënojnë dhe turpërojnë kampionët e Botës në fuqi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close