Advertisements

Gjilani,”zviceran”,pret në ethe ndeshjen e futbollit, Zvicër-Serbi

Gjilani ka të drejtë ti gëzohet ndeshjes së mbrëmjes së sontme ,Zvicër-Serbi në kuadër të Kampionatit Botëror në futboll i cili po mbahet në Rusi.
S’pari për shkak të Xherdan Shaqirit i cili është me prejardhje nga rrethi i këtij qyteti si dhe tre të tjerëve futbollistë shqiptar shtetas të Zvicrës ,Xhakës,Behramit dhe Xhemaili të cilët shkëlqejnë dhe janë bartësit kryesor të lojës së reprezentacionit të këtij vendi alpin dhe mik të Kosovës dhe e Shqiptarëve në tërësi.

Por njerëzit e arsyeshëm përveq dëshirës për të mposhtur një kundërshtar futbolli i një vendi që konsiderohet dhe ishte armik shekullor i ynë (Gjithëçka është politikë),ata nuk harrojnë ndihmën e madhe indirekte dhe direkte që vie nga Zvicra,qoftë si remitanca të sjellura në miliona nga mërgata e madhe jona në atë vend,por edhe për investimet e mëdha të shtetit zviceran në infrastrukturen e qytetit të Gjilanit,konkretisht në ujësjellsin dhe parqet e qytetir.

Dorën në Zemër ,Zvicra ka një trajner serb nga Bosnia por ne shohim vetëm anën tonë të medaljes dhe s}na intereson “politika”….
Qytetarët gjilanas flasin dhe kanë filluar të përgatiten për të parë këtë ndeshje të mirëpritur nga ta duke i dhënë përkrahjen e hapur futbollistave të Zvicres,e që shihet nga flamuj zvicran të vendosur në sheshe e rrugë të qytetit si dhe kerre që shetisin qytetin ,mbi të cilat është vendosur po ashtu flamuri zvicerran.

/Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close