Advertisements

IFC-ja , kredi prej 1 milion eurosh për mikro-bizneset në Kosovë

ATSH/- IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka ofruar një kredi prej 1 milion eurosh për Agjencinë për Financim në Kosovë (AFK), institucioni më i madh mikrofinanciar në vend, për të rritur qasjen në financim për bizneset mikro dhe të vogla, si dhe në veçanti për fermerët dhe agrobizneset e vogla në zonat rurale dhe gjysmë urbane.

Fondet afatmesme dhe afatgjata janë kritike për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe për krijimin e vendeve të punës, por mbeten të pakta për pjesën më të madhe të vendit. Me seli në Pejë, AFK-ja është një nga institucionet e pakta mikrofinanciare pa zyrë qendrore në kryeqytetin Prishtinë, dhe u shërben më shumë se 14,000 klientëve përmes një rrjeti me 20 degë në mbarë vendin. Rreth 40% e klientëve të AFK-së janë fermerë dhe ndërmarrës në sektorin e bujqësisë, të cilët shpesh përballen me sfida kur përpiqen të sigurojnë fonde nga bankat komerciale.

“IFC-ja do të na ndihmojë që ta përmirësojmë dhe ta rrisim kreditimin tonë për ndërmarrësit dhe fermerët në Kosovë”, tha Vahdet Anadolli, Kryeshef Ekzekutiv i AFK-së.

Investimi përfshin një hua prej 0.7 milion eurosh për llogarinë e vetë IFC-së dhe një hua prej 0.3 milion eurosh nga IFC-ja, si njësia zbatuese për Dritaren e Sektorit Privat të Programit Global të Bujqësisë dhe Ushqimit (GAFSP).

“Duke siguruar këtë hua për AFK-në, ne konfirmojmë besimin tonë në sektorin mikrofinanciar të Kosovës”, tha Thomas Lubeck, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Për ta zhvilluar më tej marrëdhënien me bujqësinë, në gusht 2016 AFK-ja nënshkroi një marrëveshje me ekipin këshillues të agro-financimit të IFC-së për të rishikuar qasjen ndaj agro-kreditimit të organizatës dhe për të ngritur ekspertizën e personelit në agrobiznes.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close