Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Italia: Qendrat për migrantët në jug të Libisë

Loading...

ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini theksoi sot në Tripoli se do të propozonte vendosjen e qendrave të pritjes dhe identifikimit në jug të Libisë, gjatë samitit të Bashkimit Europian që do të zhvillohet të enjten në Bruksel.

“Ne do të mbështesim, në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët me autoritetet libiane, krijimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit të migrantëve në jug të Libisë, në kufirin e jashtëm, për të ndihmuar që Italia të bllokojë migracionin”, deklaroi Salvini.

Ministri italian, i cili u shpreh në një konferencë shtypi përkrah zëvendëskryeministrit libian të Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Ahmed Meitig, nuk përmendi se në cilat vende do të krijoheshin këto qendra pritjesh.

Gjatë vizitës në kryqytetin libian, Salvini u takua me kreun e GNA-së, Fayez al-Sarraj dhe ministrin e Brendshëm, Abdessalam Achour.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close