Kalaja e Pogragjës dhe rrëfimet e ndryshme për ekzistimin e saj…

Loading...

Gjilan, 20 qershor 2018


Kalaja e Pogragjës, sipas gojdhënave të disa pleqve të këtij lokaliteti, është një monument shumë i vjetër. Thuhet nga të vjetrit e kësaj ane se, kalaja në fjalë ka gjenezën e vet shumë të hershme, prej romakëve. Këtu, në Kalanë e përfolur gjëja se ekzistojnë brenda mure të ndryshme, shpella të ndryshme, koridore të ndryshme etj. Thonë, brena Kalasë qëndrojnë muret, me gjasë se ka ekzistuar më herët njëfarë qyteti nga brenda në nëntokën e kësaj kodre, Kalaje.
Edhe fshati Pogragjë e ka marrë emrin sipas kësaj Kalaje. Thuhet se në Kala ka ekzistuar qyteti në nëntokën e kësaj kodre (Kalaje). Edhe kështu kjo gojëdhënë është përhapur shumë në popull e është bartur brez pas brezi. Nga afër Kalaja ka dukje të qartë. Ajo është e ndërtuar nga muri i trashë. Ky muri është prej gurve, ndërsa gurët janë forcuar e lidhur me anën e gëlqerës. Gurët e Kalasë, thonë, i kanë marrë mjeshtrit prej lumit Moravë e Binçit, aty afër. Këta gurë janë bartur dorë më dorë në maje të KalasëBile, ekziston një e dhënë se Kalanë e kanë ndërtuar disa ustallarë (mjeshtër). Njëri nga këta ustallarë ka qenë nga fshati Lipovicë, jo larg këtij vendi. Ky mjeshtër, kur është ndërtuar Kalaja e Pogragjës, ka punuar këtu si rob (skllav), i dënuar. Ai ka qenë një mjeshtër i fortë i murimit. Ka punuar në Kalanë në fjalë pa u ndalë dot. Thonë, ka qenë i martuar. Gruan e ka lënë shtatëzënë. Asaj gruaje, më vonë i ka lindur një djalë. Dhe, pasi është rritur djali 10-15-vjeç, ai e ka pyetur nënën e vet se ku e ka babain. Ajo i tregon se baba i tij është gjallë dhe punon në ndërtimin e Kalasë së Pograxhës. I thotë nëna djalit se babain e ke në këtë vend, te Kalaja e Pogragjës. Nëse dëshiron ta takosh ate, mund të shkosh atje, aty është.
Thonë, babai i tij ka qenë si njeri i vuajtur dhe se ate nuk e kanë lënë të shkojë te shtëpia e vet. Ndonëse Lipovica nuk ka qenë larg Kalasë në fjalë, djali ka ardhur në këtë vend dhe e ka vizituar babain. Prindi, kur e sheh djalin e panjohur, e ka pyetur: “I kujt je?” Ai i përgjigjet i filanit. Djali i thotë babait: “A je ti filani?” Ai i përgjigjet ”Po”. “Po, kush je ti?” Djali ia kthen përgjigjen: “Unë jam djali juaj”. Dhe, për t’mos ardhur djali i tij për të punuar si rob (skllav), baba djalin e vet e mbytur me qekan në kokë. Pra, baba e ka mbytur djalin që mos ta ketë fatin e njejtë të tij. Kjo është njëra nga gojdhënat e popullit të kësaj ane që flitet e përflitet për Kalanë e Pogragjes dhe “historinë” e saj.

Por, rreth kësaj Kalaje janë interesuar të dinë e shkruajnë edhe disa nga studjues tjerë. Kështu, Sherafedin Kadriu, profesor dhe punëtor në Zyrën për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, në Gjilan, ai në një shënim të tij ka shtuar këto fjalë: “Kalaja e Pogragjës e identifikon fshatin për vjetërsinë shekullore. Ajo (Kalaja) ndodhet në perëndim të Pogragjës ngritur në një kodër në anën e djathtë të rrjedhës së Moravës. I takon periudhës antike. Është një prej toponimeve që gjendet në listën e gjatë të shkrimtarit bizantin Prokopit të shekullit VI (Procopius, De aedeficiis IV 43). Kalaja e Pogragjës është e vetmja në komunën e Gjilanit që nuk është dëmtuar e tëra. Pirgu i Kalasë e ka formën e një katërkëndshi me gjatësi prej 13m. Në veri dhe jug gjatësia e mureve nuk është më shumë se një metër. Ndërsa, se sa ishte lartësia e pirgut të Kalasë, vetëm mund të supozohet ose do duhej të vijë në ndihmë analogjia. Muri i mbetur është i gjerë 1.8 m, ndërsa i gjatë 9 m.
Kalaja është e ndërtuar me gurë dhe rrallë me ndonjë tullë të pjekur. Lidhja e gurëve është bërë me gëlaqere të papërpnuar. Hidhej në dorë gëlqere pluhur, pastaj ujë, kur gëlqerja shkrihej në temperaturë vluese, murohej rreshti i murit tjetër”. Mandej, ai shton: “Kalaja është e rrethuar me tri mure. Muri i parë është larg nga pirgu 14 m, ndërsa largësia në mes të murit të parë rrethues dhe të dytë 41 m.”

Ndërsa, kodra që ekziston kalaja e Pogragjës është shumë karakteristike. Thonë se, prej kësaj Kalaje lart shihen kalatë tjera, si ajo e Artanës, Prishtinë etj. Kjo “gjë” na dëshmon se Kalatë kanë pasur lidhje mes veti. Bile, si shton Y. Latifi, arsimtar, -“me hyp lart, atje në maje Kalaje, shihet shumë larg e më larg. Maje, ky vend, ku sot gjendet Kalaja, kalojnë lumenjtë: Moravë e Binçit dhe Llapushnik. Reka (lumi) Llapushnik rrjedh nga dy lumenj nga Presheva. Bile, këta dy lumenj takohen bashkë dhe mu te Morava, ku formojnë vendin që quhet “Goven”. Goven do të thotë, vend i thellë me ujë.

Të shtojmë edhe këtë se, para 25 vjetësh apo më tepër, këtu në këto male e kodra, kanë ardhur ekspertë nga Beogradi për të bërë hulumtime. Pas disa ditësh hulumtimi, ata janë gjendur te Kalaja. Aty kanë gjetur sende me vlerë, ari. Kjo është e vërtetë. Këto para me vlerë kanë qenë me fotografi të derrit. Pra, ari ka qenë i romakëve. Ata arin e kanë marrë dhe janë zhdukur pa adresë. Populli e thotë edhe një të dhënë tjetër se, “tuj nejt bariu plak me një rojtar të pyllit, në vendin ku e kanë gjetur arin, tokës i kanë ra me këmbë. Thonë, toka ka bumbullur e ka bërë zhurmë. Rojtari i pyllit me bariun plak, i njohur në popull mixha Daut, njëri tjetrit i kanë thënë se ka diçka këtu. As java s’ka kaluar, ata e gjejnë arin dhe, thonë, te dy janë zhdukur nga ky vend.

Po edhe Ukshin Zajmi, gazetar, për Kalanë e Pograxhës, shton: “Në popull flitet një legjendë se, njerëzit duke kalur natën prej Gjilanit për Pogragjë, atyre u ka diftua një pamje e një vajze. Ajo u ka dalë para syve të tyre duke i krehur flokët te vendi i quajtur “Goven”. Sipas të gjitha gjasave, këtu duhet të ketë qenë një daljen nëntokësore e mëshehtë, nga e cila banorët e brendshëms të Kalasë janë furnizuar me ujë nga Morava. Thonë, se atyre mund t’u këtë dalë ndonjë shpezë apo dicka tjetër, por njerëzve, nga frika, u është dukur si ndonjë vajzë “hyri” (e bukura e dheut) apo dicka tjetër.

Mandej, Kalaja ka tri mure. Më duket se në murin e dytë, si shton U. Zajmi, ekziston një guri i bardhë, nga i cili buron ujë pa u ndalë. Dhe, atë ujë banorët e vjetër e kanë shfrytëzuar si një “mehlem” (ilaç), për gratë të cilat nuk kanë pasur tambël (qumësht) për t’i ushqyer fëmijët e vegjël. Dhe, e dhëna tjetër flet se, kur e kanë rrethuar armiqt e kohës Kalanë për të hyrë brenda, ata se kanë ditur derën e hyrjes. Por, aty qëllon një plakë, e cila u tregon dhe nga ai moment ajo pushtohet nga armiqtë e kohës.”
Ka edhe disa të dhënave tjera ku, këtu në Kalanë e Pogragjës kanë jetuar një numër jo i madh i banorëve. Pra, jeta e tyre ka qenë e tipit të ndërtimit qytet-kështjellë. Pra, sot kjo Kala është e pazbulur dhe e pahulumtuar gjer në fund. Ajo është sot e “gjallë” dhe ka vlera të jashtëzakonshme karshi Kalave tjera që ekzistojnë vetëm si toponime si ajo e Resulës në Pidiq, Kalaja e Zhegrës (e Kurexhajve), e Mireshit dhe ajo e Sllakovci.

  • /Tefik Selimi
    Legjenda: Kalaja e Pogragjës
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close