Këshillat e ambasadës amerikane në Tiranë për çiftet e martuara të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA.

Loading...

/ATSH/-Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë çiftet e martuara, që janë të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada e SHBA sqaron se kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara, ndërsa jep disa këshilla të vlefshme, duke sqaruar dhe kohëzgjatjen e procedurave.

Ambasada sqaron se viza për çiftet e fejuara është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Ndërsa koha e përafërt e udhëtimit për të fejuarit është 9 muaj, kur për të martuarit është 18 muaj.

“Mali i Dajtit është i mrekullueshëm. Kenny dhe unë u ngjitëm fundjavën e kaluar. Takuam njerëz interesantë përgjatë rrugës dhe disa çifte të dashuruarish na pyetën për procesin e vizave. Ja këshilla ime: Kategoria e vizës për çiftet e martuara është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara. Cila është e duhura për ju?”, shkruhet në faqen zyrtare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close