Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kim Mehmeti, bateri e djegur!

Loading...

Nga Fahri Xharra


Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mësohet me terrinë atëherë e ka të vështirë të adaptohet në dritën e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen edhe deri te verbimi. A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesorë” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetëmohim të përgjithshëm.
Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë merresh me çdo qen endacak atëherë e rrezikon humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shëtitje. Por edhe nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prapë është një kohë e humbur.
Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nuk e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të posaçme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë janë shumë të rrezikshëm për fëmijët e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe përgjithësisht gjeneratat në rritje.
Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vaksinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.

Kësaj radhe e kam me  Kimin, Kim Mehmetin .

Çka thotë Kimi ? “Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, (VIDEO07.04.2015)

Pse ore burrë iu jep lak fjalëve , pse or i uruar dezinformon  ? Që Europa është shenjë e civilizimit këtë e dinë edhe zogjtë në pemë. Që gjysmë hëna ka qëllime ndaj nesh edhe këtë e dimë . Ndonëse fillimisht kam përshtypjen se mendoni se bëhet fjalë për një propagandë kundër “një vendi mik” të shqiptarëve, të vendit ku jetojnë miliona shqiptar të asimiluar, Turqisë! Jo, nuk është propagandë . Por biseda me ty është vetëm një hapje veshëve më shumë dhe çelje e syve për ata që ti po i mashtron .

Kim Mehmeti , ke dëgjuar për këtë : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politi specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete financiare nga QKSE e përkrahur drejtpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/sq/Arte/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirjen-e-ndikimit-turk)”
Aspak nuk brengosesh për “  “Krahas “VIZION AKADEMI”, në fushën e arsimit, vepron edhe Qendra e Trajnimeve dhe kurseve “FLUENT”, që vepron në Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, ndërsa drejtohet nga Muhamed Jonuzi, mik i afërt gjatë studimeve me Fevzi Musliut, kreut të FRI-së, ku gjatë aktiviteteve të ndryshme marrin pjesë bashkë.
Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.( po aty)

A e ke ditur që “Në vitin 2006, në Shkup, u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge. Pikërisht ky fondacion dhe Burge, janë pronar zyrtar të Universitetit Ballkanik në Shkup, që financohet nga biznese të lidhura me qeverinë turke. “ ( po aty)
Po ,  kjo? :  “Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën humanitare Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), me zyrë në Tiranë. Gjithashtu Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushte me shoqatën turke të përkrahur nga qeveria turke, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.
Kemi nevojë ne për shoqata : “Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.
I  përcjellë kush këto investime , këto grupe? Ka leverdi populli shqiptar i Maqedonisë, nga gjithë  ky angazhim turk? Interesant sllavo/maqedonasit  me sa “zemërgjerësi “ e shohin punën  e tyre dhe t`tuajen
”Ai rastin e feve ndër shqiptarë e ka krahasuar më atë të një familjeje, ku “njëri vëlla ka marrë një fe, për arsyet e veta, tjetri ka fe tjetër, por që gjaku mbetet gjak”. “Ju mund t’i thoni atij që nuk është vëllai i fesë tënde, mirëpo ai nga gjaku është i familjes tënde, dhe të mbetet vëlla për jetë”, ka deklaruar Mehmeti””E vërtetë kjo ?
Po shqiptarët ortodoks , ke folur ndonjë herë për ta? Ah ,po më kujtohet ke thënë që është çështje individuale e tyre / Çfarë hipokrizie?

Gjakovë, 07.04.15

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close