Advertisements

Kosova sivjet në INTERPOL?

Këshilli Ekzekutiv i Interpolit në Lion të Francës, tanimë ka njoftuar se e ka vendosur Kosovën në agjendë për t’u anëtarësuar këtë vit në këtë organizatë.

Prandaj Viti 2018 merret si vit i mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ndërkombëtare.

Edhe ata të ministrisë së punëve të jashtme dhe të ministrisë së punëve të brendshme janë optimist dhe thonë se mesi i nëntorit do ta gjej Kosovën të anëtarësuar në këtë organizatë.

Përderisa Qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.

Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close