Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të pa përgatitur për ardhmërinë mbarëshqiptare

Loading...

Fahri XHARRA


“Një çast, duke m’i ngulur sytë, më tha: tregohu i sinqertë, Kadare, dhe pranoje se ka së paku 10 vila të fshehta në bjeshkët shqiptare, ku përpunohen plane për shkatërrimin e Serbisë. “ i thotë Miodrag Bulatoviq-i, nacionalist i shpallur, ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve serbë , në një takim në në Bor të Jugosllavisë.

Dhe Kadareja ashtu si është i gatshëm për çdo situatë kur është në pyetje mbrojtja e atdheut , tregon :” I thashë se nuk besoja një gjë të tillë, kurse me vete mendova, s’do të ishte keq sikur të kishte edhe një të vetme, ku të përpunohej strategjia shqiptare “

Vërtetë a kemi ne ndonjë vend të caktuar ku përpunohet strategjia kombëtare, ose më drejt a kemi strategji kombëtare ?

Por Bulatoviqi :” ngulte këmbë për vilat misterioze,dhe kjo i shkaktonte një tmerr e vuajtje të pafund. “

Jo pse ai nuk e dinte   të vërtetën , por Kadaresë i dukej shumë e çuditshme  e folura e Bulatoviqit-it e cila e tregonte  saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët e mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët (https://web.facebook.com/NOBELIKADARE ). (intervistë A. Çipa përmbledhur në libërthin “Mbi krimin në Ballkan”)  Me të vërtetë s`do të ishte keq sikur të kishim edhe një të vetmen vilë ,ku do të përpunohej çështja shqiptare .

Mu kujtua shkrimi im “Qendra mbarëshqiptare e rëndimit  i datës 13.05 2011 i botuar aso kohe në shumë medium të shkruara.

Çdo gjë në natyrë është fryt i saj. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Një prej ligjeve më universale të forcave të natyrës është ligji i rëndimit (i gravitetit).

Është një forcë tërheqëse në mes të të gjitha gjërave. Çdo objekt në gjithësi është i rrethuar nga fusha e rëndimit e cila rritet në pakufi në të gjitha drejtimet, fuqia e së cilës është drejtpërdrejt proporcionale me masën e objektit. Çdo copëz në gjithësi tërhiqet me gravitet nga çdo copëz tjetër.

Qysh moti, popujt e civilizuar e kanë kuptuar këtë ligj të natyrës dhe e kanë krijuar qendrën e tyre të rëndimit, i kanë krijuar të gjithë parametrat për të qëndruar, evoluuar, përparuar në udhëheqjen e tyre kombëtare, fetare, intelektuale, ushtarake.”

Popujt dhe kombet që nuk i janë përshtatur organizimit sipas këtij ligji, janë dobësuar, kanë mbetur të rendit të dytë apo të tretë ose edhe janë zhdukur nga faqja e dheut.

Po ne ku jemi?
Historikisht a kemi pasur qendër të rëndimit, qendër të vendosjes?  Jo.

Dhe ,ne shqiptarët kurrsesi të bëhemi bashkë jo në vila të fshehta porse në  institucione të caktuara.

Ne kemi pasur vetëm për një kohë të shkurtër 25-vjeçare gjatë periudhës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Skënderbeu ishte qendra më e fortë e jona e rëndimit dhe çdo gjë peshonte më rëndë në rrethin e atëhershëm ballkanik.

Në fillimin e shekullit XIX, kur filloi kalbja e perandorisë osmane dhe i gjeti shqiptarët me dy qendra të rëndimit, Edith  Durham shkruante: ”Po të kishin mundur shqiptarët të prodhonin një Skënderbe të dytë, pavarësia e saj do të kishte qenë e sigurt”. E dhembshme !   “Që të dyja, veriu dhe jugu, u hodhën në një kryengritje të sigurt për fitore, por mungesa e bashkimit e solli shkatërrimin e tyre. Ato nuk u ngritën bashkë”.

“Qendra jonë e vendosjes është e shpërndarë në klane, klube, parti dhe sekte të ndryshme  ekonomike, interesi i të cilave nuk iu”ha palla” për tërësinë. Trevat mbarëshqiptare, të gjitha në fqinjësi njëra me tjetrën, janë larg formimit të qendrës sonë të rëndimit, janë larg pasi që individët e caktuar mendojnë se të gjithë të tjerët duhen të sillen rreth tyre.- këte serbët e dinë mirë, e dinë edhe grekët , e dinë edhe turqit.

Prandaj zoti Bullatoviq ,vetëm e shprehte urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve dhe si e thotë Kadareja; “tregonte  saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët e mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët. “

Aso kohe , miku Ylli M.DILO (15.05.2011 ) më shkruante:

“Përshëndetje Z. Fahri për problemin qe trajtoni. Rilindjen tonë Kombëtare e kishte shqetësuar ky problem . Ata burra te ndershëm dhe te zgjuar sakrifikuan çdo gjë te çmuar qe patën dhe hapen një rruge me perspektivë te shkëlqyer. Pushtimi i stërzgjatur i Turqisë,dy luftërat botërore përzhiten pa mëshire atë çka ndërtuan me mund e sakrifica Rilindësit por nuk munden ta digjnin plotësisht. Shqiptarizmi,kjo ndjenje hyjnore qe ekziston ne qenien e çdo shqiptari kudo qe ndodhet ka mbetur e paprekur. Ketë deshifroj unë dhe në materialin tuaj, këtu duhet te mbështetemi mendoj unë, për te realizuar atë konsolidim qe kombet e tjerë e realizojnë nëpërmjet besimit fetar.?”

Përfundimisht, është shumë e nevojshme t`i mbështetemi diçkaje dhe të krijojmë qendrën tonë të rëndimit, qendrën tonë të vendosjes, sepse si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni shihet qartë se nuk jemi askund në universin e politikës, ekonomisë dhe të përgatitjes së ardhmërisë mbarëshqiptare.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close