Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kroacia si të ishte Argjentinë e Argjentina …..

ATSH/ – Messi me shokë kanë harruar të fitojnë në Botërorin Rusi 2018.

Kësaj here kombëtarja e futbollit e Argjentinës është mposhtur me rezultatin 3-0 nga ekipi i Kroacisë, i cili ndryshe nga Argjentina që rrezikon eliminimin nga Kupa e Botës, kryeson grupin D me 6 pikë të plota.

Golin e parë të takimit e realizoi Rebic, i cili përfitoi nga një gafë e portierit Caballero në minutën e 53-të të takimit, duke e dërguar topin në rrjetë.

Rastet dhe loja e fortë nuk kanë munguar nga të dyja ekipet, ku arbitri i takimit Ravshan Irmatov është detyruar të ndërpresë disa herë lojën duke nxjerrë 6 kartona të verdhë, 3 për Argjentinën dhe 3 për Kroacinë.

Edhe pse në disavantazh, Argjentina nuk tregoi qartësi përpara portës se kroatëve, të cilët arrijnë të shënojnë golin e dytë në minutën e 80-të, me anë të Modriç.

Kroati me një goditje perfekte nga jashtë zone ka mposhtur “gardianin” Caballero.

Goleada për ekipin e Kroacisë nuk kishte përfunduar, duke krijuar përshtypjen se ishin në një stërvitje rutinë.

Në minutën e 91 ishte mesfushori Rakitiç, i cili me portën pothuajse të zbrazur realizon golin e tretë dhe të fundit të takimit.

Pas disfatës me Kroacinë, ekipi i Argjentinës është me një këmbë jashtë Botërorit.

Edhe nëse triumfon ndaj Nigerisë, Argjentina për të arritur kualifikimin duhet të shpresojë te hapat fals të Islandës, që ka treguar një formë mjaft të mirë në këtë Botëror. /

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close