Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministri kroat Plenkoviq jep shpresë,megjithatë në Ballkan nuk do të ketë kampe të pritjes për refugjatët?

Kohëve të fundit ka rrjedhur një lajm,tani për tani jo i konfirmuar si i tillë porse se ka indikacione dhe bisedime se po diskutohet që vende Ballkanike do të ndërtohen kampe për pranimin e refugjatëve të ardhur nga Afrika dhe vende të tjera nga Lindja ,e këtu përmendet edhe Shqipëria ku ,spekulohet se do të vendoseshin deri në 600 000 persona!
Në tërë këtë ka një shpresë se megjithatë nuk do t’i ndodhë kjo plagë Ballkanit.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se nuk do të ketë qendra pritëse për emigrantët në zonën e fqinje juglindore kroate dhe se në mini-samitin për migrimin nga liderët e 16 vendeve të BE-së kryesisht u diskutua për qendrat e pritjes jashtë BE-së, sipas agjensisë Hina.

“Është biseduar kryesisht për mundësitë për qendrat e pritjes, të cilat do të jenë jashtë territorit të BE-së, nuk kishte diskutim se ajo do të ishte brenda BE-së. Në të kundërtën, ideja është që të jetë modeluar një marrëveshje si me Turqinë, Jordaninë,dhe Libanin të gjenden zgjidhje për të të parandaluar valët më të mëdha të migracionit në të ardhmën”, tha Plenkoviç para gazetarëve pas përfundimit të mini samitit .

I pyetur nëse mund të pranohet mundësia e pranimit të këtyre qendrave të pranimit në Ballkanin Perëndimor apo vetëm në Afrikën e Veriut, Plenkoviç tha se sipas të gjitha gjasave nga kjo nuk ka asgjë.
“Përshtypja ime është se nga këto spekulime se do të jenë në fqinjësinë tonë nuk do të ketë absolutisht asgjë”, tha kryeministri kroat.
Plenkoviç tha se takimi, i thirrur nga Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ishte një mundësi për një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve mbi tre tema.

“E para është politika e migracionit dhe azilit, të tjetra është një konsensus i plotë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, dhe e treta është çështja e migrimit të mesëm asaj që është rënë dakord në përgjithësi që të vazhdojnë bisedimet në shtatë pjesë të legjislacionit, përfshirë rishikimin e rregullores së Dublinit me ambicie që procesi konsultimeve brenda BE-së do të përfundojë deri në fund të vitit, “tha Plenkoviç./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close