Advertisements

Kudërshtarët e ndrrimit të emërit të Maqedonisë kanë dalë për të protestu në Shkup

Maqedonia ka filluar të vlojë përsëri .Para Sobranies në Shkup është mbajtur protestë e unionit kundër marrëveshjes për ti ndrruar emërin në Republikë e Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët e mbledhur bllokuan bulevardin 11 tetori dhe rrugët u mbyllën për trafik, ndërsa parlamenti ishte ruajtur nga forcat e policisë, njoftoi agjencia MIA.

Kreu i Këshillit Kombëtar Maqedonas – Maqedonia, Straso Olumçev, tha se ata ishin mbledhur spontanisht për të shprehur revoltë për atë që ndodhi të martën, raporton MPB.
Ai theksoi se vetëm populli maqedonas dhe askush tjetër nuk kanë të drejtë të vendosin për çështjet kombëtare.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov njoftoi më herët sot se vendimi i tij përfundimtar është se ai nuk do të mbështesë dhe as të nënshkruajë një marrëveshje mbi emrin e ri të ish republikës jugosllave, e cila u nënshkrua nga kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Qipron dhe Zoran Zaev, pasi e konsideron të dëmshme për shtetin dhe qytetarët.
Ivanov i tha qytetarëve se kjo për të ishte marrëveshja më e dëmshme në histori ./PI
.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close