Advertisements

Ky asteroid enorm i është afruar kaq afër Tokës saqë ju mund ta shihni atë

Një asteroid i madh ka ardhur kaq pranë Tokës saqë është i dukshëm me sy të lirë.
Ky shkëmb hapësire, i njohur si 4 Vesta, është katër herë më i madh se Britania e Madhe dhe është aq i ndritshëm sa mund të zbulohet nga 106 milionë kilometra larg.
Është i dukshëm në të dy hemisferat, ku mund të shihet në qiellin e natës pranë Marsit, Saturnit dhe konstelacionit të Shigjetarit.

Asteroidi mat më shumë se 326 milje në diametër, 50 herë më i gjerë se meteori që fshiu dinosaurët, do të jetë i dukshëm në qiellin e natës deri më 16 korrik.
Vesta u zbulua për herë të parë në 1807 dhe u emërua sipas perëndeshës romake të vatrës dhe shtëpisë, e cila është motra e Ceresit – emri i asteroidit më të madh në brez, i cili mat diametër prej 587 miljesh.

Ceres ishte kohët e fundit e riklasifikuar si një planet xhuxh.
Shkëmbi qëndron në rripin e asteroidëve dhe është një nga më të mëdhenjtë që njihet nga njeriu.
Nga Toka, ky xhuxh duket si një pikë e verdhë e zbehtë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close