Advertisements

KY RREBESH SHIU #Poezi

Pal Ndrecaj


Ky rrebesh shiu
mbi fytyrë të tokës
c’i paska shkokluar
gjithë hallet e botës

Gjithë hallet e botës
në mjerim të zhytur
se c’pikojnë nga qielli
si zemër e përmbytur

Bie gjithë ky shi
ky hall i paparë
në cilën pikë e sheh ti
zemrën që ke vrarë…

Në cilën pikë e sheh
fëmijën e këputur
nga rafale plumbash
t’kafshës së pazbutur

Gjithë ky shi bie
bie gjithë ky shi
thuajmë n’cilën e sheh pra
atë zemër të tij

Bie gjithë ky shi
nga ky qiell i hirtë
gjithë k’to lloje pikash
t’një bote t’pashpirt

Bie gjithë ky shi
po dal të më lag
secila pikë e tij
t’më pikojë në varg

Loading...
Advertisements

Comments are closed.