Advertisements

Ministrja Hoxha:Liberalizimi i vizave në fund të vitit

ATSH/.- Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, theksoi sot se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet realitet në fund të këtij viti.

Pavarësisht se 28 qershori ishte data e përfolur për raportin e Komisionit Europian lidhur me përmbushjen e kriterit të fundit drejt liberalizimit të vizave, në një konferencë për shtyp, ministrja Hoxha tha se raporti pritet ditët e ardhshme.

Ajo është shprehur optimiste se rekomandimi do të jetë pozitiv.

Nga vizita e fundit që ministrja Hoxha ka pasur në Bruksel, sipas kësaj të fundit del se nuk do të ketë shtyrje të rekomandimit.

“Rekomandimi pritet të dalë në ditët e fundit të qershorit ose në ditët e para të korrikut. Rekomandimi presim të dalë pozitiv. Ky është vetëm hapi i parë drejt integrimit”, nënvizoi Hoxha.

Nga vizita në Bruksel ajo tha se ka siguruar votat pro nga eurodeputetët.

“Liberalizimi i vizave është vetëm ndër hapat e parë drejt integrimit. Kam kërkuar përkrahje nga euro-deputetët. Me kënaqësi mund të them se kemi siguruar votat ‘pro’ nga eurodeputetët”, u shpreh ajo.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close