Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

NË FSHATIN MJAK DUHET TË KTHEHET JETESA

Loading...

Komuna e Vitisë gjendet në pjesën juglindore të Kosovës,
regjionin e Ana Moravës.
Në veri-lindje kufizohet me komunën e Gjilanit, në perëndim 
me komunën e Ferizajt,në jug-perëndim me komunën e Kaçanikut
dhe krejtësisht ne jug-lindje Maqedoninë.
Fshati Mjak është një fshat malor kufitar të cilin e djegën e
shkatërruan dhe i përzunë me dhunë e terror banorët shqiptarë, forcat ushtarake serbe,gjatë luftës së fundit.
Banorët e këtij fshati jetojnë në qytetin e Vitisë, fshatrave për rreth,
Ferizaj,Kaçanik,Shkup.

Fshati Mjak ka potencial të lartë për zhvillimin e Bujqësisë e në veçanti zhvillimin e sektorit të blegtorisë, pasi posedon sipërfaqe
të mjaftueshme të tokës bujqësore, livadhe dhe kullosa dhe sasi
të mjaftueshme të burimeve ujore.
Tokë e punuar mbi 400 ha,Kullosa mbi 100 ha,Livadhe afër 100 ha
Viteve të fundit për shkak të kushteve të rënda ekonomike,
disa ish banor të këtij fshati kanë vullnet të rikthehen në fshatin
e tyre, ku si prioritet i tyre është blegtoria.

Kthimi i tyre për momentin është i pamundur, pasi rruga në gjatësi
prej 6 km është e degraduar dhe si e tillë është e vështirë të kalohet.
Rregullimi i rrugës është një mundësi e mirë që këta pak banor të kthehen,
në shtëpitë e veta dhe ti kthehen profesionit të blegtorisë,
që me shekuj e kanë trashëguar.

Përveç kësaj këtu janë kushtet e mira për zhvillimin e turizmit rural, si dhe shëndetësor,pasi lartësia mbidetare prej 1200 m është e përshtatshme për shërimin e disa sëmundjeve.
Edhe pse ka përpjekje të qytetarëve përmes aksioneve vullnetare,
ta kthejnë jetën në fshat, ata vet nuk kanë mundësi. Nga ana tjetër edhe komuna e Vitisë nuk ka mundësi buxhetore, me rikthy jetën në këtë fshat.
Qeveria e Kosovës duhet të investoj në këtë fshat të braktisur,
të asfaltoj rrugën,të elektrifikoj fshatin, të kthehet jeta e shuar e fshatit Mjak,ku edhe pak ditë bëhen 18 vite kur u boshatis. Është koha e fundit, të veproj dora e shtetit të Kosovës./
Abdyl Bajrami  (shkruar me 21.02.2017)

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close