Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Nga Kampionati Botëror i futbollit,Spanja dhe Portugalia luajnë sot

ATSH/ -Spanja dhe Portugalia janë dy skuadrat që do të luajnë sot shanset e kualifikimit në Botërorin, Rusi 2018.

Dita do të hapet me takimin ndoshta më inteteresant atë që do të zhvillohet në Luzhniki Arena në stadiumin ku u luajt ndeshja hapëse dhe ku do të luhet finalja, atë mes Portugalisë dhe Marokut.

Të dyja këto përfaqësuese vinë me humore të ndryshme në këtë sfidë. Portugalia arriti një barazim të vuajtur ndaj Spanjës në ndeshjen debutuese për meritë të Cristiano Ronaldo që bëri fenomenin e vërtetë duke realizuar një tre golësh, ndërkohë që Maroku bëri vetëvrasje ndaj Iranit teksa me një autogol në fund doli pa pikë nga ajo sfidë. Portugali-Marok është edhe një lloj derbi i vogël pasi të dyja vendet janë shumë afër me njëra-tjetrën.

Afrikanët luajnë sot shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin, ndërsa Portugalia duhet ta fitojë këtë sfidë për të përfituar sa më shumë nga përballja direkte mes Iranit dhe Spanjës. Fernando Santos pritet të bëjë nja dy ndryshime të vogla në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj La Rojas, teksa Joao Mario dhe Andre Silva do ta nisin sfidën që nga fillimi duke ulur në stol Bruno Fernandes dhe Goncalo Guedes.

Në orën 20:00 në Kazan Arena do të jetë radha e Spanjës. 1-herë kampionët e botës do të sfidojnë Iranin, në një sfidë direkte për vendin e parë në grup që aktualisht në mënyrë surprizuese mbahet nga përfaqësuesja aziatike. Tashmë jehona e largimit të Lopeteguit ka përfunduar dhe Spanja është totalisht e fokusuar te ndeshja nga Iranit ky ka vetëm një objektiv të marrë tre pikët. Me një Diego Costa në superformë por edhe lojtarë të shkëlqyer pas sulmuesit të Atleticos së Madridit si Iniesta, Isco e Koke, misioni pritet të jetë më i thjeshtë për La Rojan.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close