Advertisements

“Njeriu me pelerinë” vepra më e re e Ibrahim Kadriut

Në panairin e sivjetmë të Prishtinës, në fillim të qershorit, doli edhe një roman i ri i Ibrahim Kadriut. Në këtë roman, botim i “Rozafës” autori ka shtrirë ngjarje nga vitet e hershme të sistemit të kaluar komunist, kur prania e shqiptarëve në tokat e tyre urrehej nga nomiklatura shtetërore pjesën më të madhe të së cilës e përbenin serbët ose përulësit e tyre.
Me titullin “Njeriu me pelerinë” autori që në fillim këtë roman e bën të mistershëm; hulumton përmes tipizimit të karaktereve njerëzore të humbur për ushqim të interesave personale. Në plan të parë është dhuna, ajo e reflektuar tek të pa krahët të cilëve nga çdo aspekt iu ngushtohen rrugët dhe mbesin si peshqit në rërë e që do të detyroheshin t’i gjenin rrugët e ikjeve nga vendlindja e cila, në roman, përfaqësohet me Katundin e Kalasë.
“Njeriu me pelerinë” merret me ndërgjegjen njerëzore e cila humbet para planeve ogurzeze shtetërore ku janë të sistemuara projektet për gjenocid, bartësit e të cilëve paraqesin tmerrin e katundit. Për ta bërë romanin tërheqës autori rrëfen mistershëm, kurse deshifrimi i tërë ngjarjes merr kuptimin e plotë në përfundim. Romani është realizuar me dinamikë tërheqëse, në vazhdën e romaneve të mëparshme që, pikërisht me dinamikën e sforcuar, janë bërë të kërkuar dhe të lexueshëm.
Në fjalën shtesë, përmbyllëse, të këtij romani është edhe mendimi i prof.dr.Mahmud Hysës, që thotë se zgjedhja e temave dhe trajtimi i tyre, ndërtimi kompozicional, figuracioni i matur dhe i zgjedhur, ndërtimi, përshkrimi dhe fleksibiliteti i personazheve, pasazhet e jashtëzakonshme të natyrës me vegjetacionin dhe konfiguracionin të lënë përshtypje të veçante, thua se je në mesin e një parajse tokësore që mund t’i përshkruaj vetëm një njeri që ka jetuar gjatë në atë ambient. Të gjitha këto faktorë të poetikës letrare të Ibrahim Kadriut të bëjnë të jesh i lidhur me romanin e tij./Makfire H. Kurteshi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close