Olsi Jazexhi dhe roli i tij në shërbim të Serbisë

Loading...

Fahri Xharra


Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi myslimanë të lehtë. Por, çfarë u mendua kur na quajtën myslimanë të lehtë? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje.( Pse na quajnë “myslimanë të lehtë”? , Fahri Xharra , 28.07.2010,)
Në fillim kishte reagime të mira në këtë shkrim sepse nuhatej që diçka përgatitej; e ajo përgatitje kundërmonte erë “Jasexhi aroma” e cila pati filluar të ngjitet në hundët e shumë njerëzve si një erë ndjellakeqe për kombin tonë
Në shkrimin tim “Jazexhitë” nuk kanë të ndalur! ( Nëndor 2011 ) e shikoja këtë farë Olsin si një njeri të porositur të cilit dujej friguar “Dhe sot ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të ndjeshëm, ndaj “përgatitjeve” nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ (“shkrimet “) e tyre (tur. jazmak- me shkrue). Është trishtim i madh t`i lexosh “jazëgjite” (tur. jazici-shkrues, shënues) të cilët me “jazitë” e tyre mundohen me çdo kusht të bëjnë shpërlarjen e trurit tonë, dhe me “teoritë” e tyre s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë “ vaj e uthull” sallatës së përgatitur. “ Jazegjitë” mundohen të na krijojnë identitete fetare duke i bërë shqiptarët musliman të afërt me turqit, ata ortodoks me grekët,katolikët me Vatikanin dhe kështu të krijojnë një përçarje apokaliptike te kombit tonë.

““Edhe pse shumica e shqiptarëve janë mysliman. Islamofobia dhe Turkofobia ishte pjesë e kulturës shqiptare që nga krijimi i shtetit të pare Shqiptar më 1912.” ankohet Jazexhiu,dhe pastaj vazhdon: ”Meqenëse Islami lidhej me ardhjen e turqve në këto anë, nacionalistët shqiptarë të cilët erdhën në fuqi pas largimit të Imperatorisë filloi tregimi plot urrejtje kundër turqve në mënyrë të vazhdueshme “ dhe “.Një modifikim i të vërtetës në stilin e njohur të Olsi Jazexhiut. Ai pastaj vazhdon :” Islamofobia ,në Shqipëri shpesh është përzier me propagandën kundër fesë nga e kaluara komuniste,me proselitizmin katolik ne posaçëshmëri. Lufta aktuale kundër terrorizmit dhe urrejtja e së kaluarës otomane janë shpesh të përziera për të prodhuar ndjenjën anti-islamike “. Ky është një mëndim i gjeneralizuar i Jazexhiut , i cili si “shpëtimtarë” i Islamizmit mundohet të mbron atë ,por në fakt mendja e tij e robërua mundohet të na kthen në shekullin e 14-të dhe numërimi i kohës sonë të fillon që nga… rishtas, pra. (Fahri Xharra: Një duet, një zë, një mëndje , 22/03/2012 )
“Margaritarit “ antishqiptar i shihet e vërteta e porosive të dirigjuara në shkrimin :

” Z.Kerry, me sa mend e shpërblyet islamofoben Xharra? (http://www.zhurnal.mk/content/?id=153111456295) ku pas tjerash shkruan “A e kuptojnë Shtetet e Bashkuara se kujt ia kanë dhënë këtë çmim prestigjioz dhe dëmin që ky akt i ka shkaktuar imazhit të saj? Edhe pse Arbana Xharra nuk është e vetmja islamofobe në Kosovë që shkruan duke fyer rregullisht muslimanët shqiptarë, turqit dhe grupet e tjera fetare dhe etnike në vend, çmimi që iu dha nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zonja e parë Michelle Obama ishte me të vërtetë i pabesueshëm. Ndërkohë që administrata Obama i ftoi muslimanët nga e gjithë bota për t’u thënë se lufta e saj ndaj ISIS-it “nuk është luftë kundër Islamit,” si pret që ta interpretojnë muslimanët dhe imamët e Kosovës çmimin që sapo ia dha Arbana Xharrës?…. Duke nderuar Arbana Xharrën, Shtetet e Bashkuara u kanë lënë një shije të hidhur shumë njerëzve në Ballkan. Ata që i kanë lexuar artikujt e Xharrës, apo të xhaxhait të saj Fahri Xharrës, janë plotësisht të vetëdijshëm për sulmet e tyre të egra kundër muslimanëve shqiptarë, Islamit, arabëve, palestinezëve dhe Turqisë.” ( Ky shkrim i Olsit u botua edhe në te perditshmen “Sabah” te Turqisë ne anglisht dhe turqisht ) /
“Përpëlitjet e fundit të islamofilëve ekstremist” ishte shkrimi im i në Gusht 2015 ku shkrova :” Tani , jazexhitë e kanë marrë në mbrojtje ekstremizmin grek të Kozma Etolianit apo thënë ndryshe po i dalin në “mbrojtje “ të njëri -tjetrit me të mjetin qëllim humbjen e gjuhës shqipe; por edhe më shumë se në kohën e turkut … “ Fjalëbuti “Olsi jazexhi shkruan : Edhe pse propaganda nacionaliste shqiptare ka qejf ti portretizojë si grekë, komuniteti ortodoks në Shqipëri është i urtë dhe paqësor. Me në krye peshkopin Janullatos ata janë munduar në këto 20 vitet e fundit të ringjallin komunitetin e tyre, i cili, si pasojë e lidhjeve me Greqinë, shpesh është gjendur i anatemuar për keq. “Kurse një “mik” i shqiptarisë tjetër i përgjigjet “Falënderojmë Intelektualet Myslimane shqiptare qe ndihmojnë vëllezërit e tyre Orthodokse ne këto dite te vështira. INTELIGJENCA ISLAME është bërthama e shqiptareve dhe kosovareve dhe di te dalloje ekstremizmin, hipokrizinë dhe sesi te bashkëpunoje me komunitetin tone Ortodoks; sigurisht dhe me komunitetet e tjera (p.p )Sa komike sa tragjikomike !

“Каква је улога Ваткана и Католичке цркве у стварању албанског национализма?
Kulmi i të vërtetës së Olsit dhe shërbime te tija dolën në pah në intervistën e tij të dates 15.02.16 “АЛБАНСКИ ИСТОРИЧАР ЈАХЕЏИ ЗА СРБИН.ИНФО: Западне силе су исламофобне, исто као што мрзе Словене и Србе “ të cilin mund ta lexoni në : http://srbin.info/2016/02/15/albanski-istoricar-jahedzi-zapadne-sile-su-islamofobne-isto-kao-sto-mrz/
Për hire të miqve që nuk e njohin serbishten , do t`iu përkthej disa përgjigje të Olsi Jazexhiut , në të cilin shihet se ku ishte ajo “dashuria e tij për islamin “ dhe se kush qëndronte prapa tij :
“Në intervistën ekskluzive per Serbin.info , historiani shqiptar. Dr, Olsi Jazexhi na flet se si u formua kombi artificial shqiptar, roli i Vatikanit në këtë proces , për atë se kush sundon sot në Kosovë dhe se pse serbët në Kosmet janë të diskriminuar “

…. “ Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Ballkan . fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit , austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (у Албанце, или shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun , shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë “’ ( Olsi Jazexhi )
“….. Muslimanët në Shqipëri janë të diskriminuar që dita e parë e themelimit të shtetit shqiptar dhe nga tërheqja e Turqisë nga Europa. Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri , e kishte për qëllim vetëm “ civilizimin “ e muslimanëve në shqiptar…. Marionetat , në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi , mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë , sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” ankohet O.Jazexhi
“Исто важи и за данашње Косово. И ако на Космету велика већина становништва су муслимани, Устав „Косова“, који је писао колонијални газда, Марти Ахтисари, одбацује било какаво помињање улоге ислама у новој НАТО колонијалној држави.
Myslimanet e mbështjella në Kosovë , sot nuk mund te shkojnë ne shkolle apo të zënë një vend pune . Ato janë zyrtarisht të diskriminuara në Prishtinë, dhe myslimanët kanë shumë e më shumë të drejta në Serbi dhe Mitrovicë (O.Jazexhi )

Mos e dvet se të kallon vetë !

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close