Paolo Alli:Europa jo e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Loading...

ATSH/ – “Europa nuk do të jetë e kompletuar pa i pasur në familje edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Kështu deklaroi sot, Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s gjatë një takimi me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, zhvillimet politike në Kosovë, me fokus integrimi europian, liberalizimi i vizave si dhe anëtarësimi i FSK-së në NATO, ishte temë qendrore gjatë këtij takimi.

Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Po ashtu, ai bëri të ditur se edhe luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë tepër të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet kushti më i rëndësishëm për këto procese. Po ashtu edhe luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë bazike drejt rrugëtimit euro-atlantik. Lufta kundër terrorizmit mbetet ende sfidë për të gjithë, prandaj mbetet shumë punë për tu bërë”, – tha Alli.

Alli bëri të ditur se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Evropën, duke u zotuar se edhe integrimi është i garantuar, por me kusht që secili shtet të përmbushë obligimet e veta.

“Ne jemi duke vështruar progresin në rajon dhe e kuptojmë që qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i bashkohen NATO-s, natyrisht që ka ende punë për t’u bërë, por ju siguroj që Kosova është në rrugë të mirë duke i plotësuar objektivat që të bëhet pjesë e NATO-s”, – tha Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Nënkryetari Haliti, fillimisht shprehu falënderim për takimin e përbashkët me udhëheqësit e lartë të delegacionit të NATO-s, duke e vlerësuar si ditë të veçantë jo vetëm për Kuvendin, por për të gjitha institucionet e vendit.

Haliti i informoi përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë bërë në rrugën drejt integrimeve europiane, si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, përfshirë këtu edhe aftësimin e FSK-së për t’iu bashkëngjitur NATO-s në misionet e saj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Haliti, nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s kërkoi që ta mbështesin FSK-në si forcë të armatosur të NATO-s, si dhe kërkoi përkrahje për heqjen e vizave.

Kryetarja e komisionit për Integrime Europiane, Blerta Deliu-Kodra, njoftoi për zhvillimet në zbatimin e procesit të MSA-së, ndërkaq, deputetët Fatmir Xhelili dhe Haxhi Shala, kërkuan mbështetje nga Asambleja e NATO-s dhe aleatëve të tjerë që FSK-ja të transformohet në ushtri të NATOS-s.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close