Modern technology gives us many things.

Patrullime të përbashkëta policie, Shqipëri-Kosovë

Loading...

ATSH/- Drejtori i Policisë së Shtetit së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit “Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, gjatë sezonit turistik 2018.

Ky memorandum ka qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret për parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore, që lidhin dy vendet.

Pas takimit dhe nënshkrimit të Memorandumit, 2 Drejtorët, Veliu dhe Rexha dhanë një prononcim për mediat:

“Kjo është një përvojë, e cila tashmë ka disa vite dhe është një përvojë shumë e mirë në drejtim të shkëmbimit qoftë të eksperiencave, por njëkohësisht edhe të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Shqipëri”, tha Veliu.

Drejtori Naim Rexha falënderoi për mundësinë me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

“Me këtë rast dëshiroj të potencoj që qëllimin e kahershëm, të njëjtë me angazhimet tona të përbashkëta po e begatoj me modalitete të reja të ofrimit të shërbimeve të sigurisë në trafikun rrugor, dhe jo vetëm në trafikun rrugor, si hallkë e re shtesë të zinxhirit të gjatë të bashkëpunimit tonë të përbashkët me një model shtesë jashtëzakonisht të rëndësishëm të zvogëlimit të fataliteteve gjatë qarkullimit në rrugët publike si pasojë e aksidenteve të trafikut dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve të trafikut të dy policive respektive, brenda afatave kohore me fokus të veçantë në mbulimin e tërë sezonit veror”, tha Rexha.

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close