Advertisements

Poezia është fjalë zemrash dhe zjarr shpirti… #Ese

Gjilan, 3 qershor 2018


Poezia, ah poezia! Sa më pëlqejnë vargjet. Janë bukuri e rrallë. Bukuri që e krijojnë poetët. Ata dhe vetëm ata janë thërmi që nuk “duken”, por vargjet e tyre i lexojmë dhe na gazmojnë. Pse jo? Duke lexuar vargje, njerëzit e ndjejnë vetën krenarë. I recitojën. I mësojnë vargjet përmendësh. Sa e sa herë është recituar poezia e Naimit “Gjuha jonë”. Poezi shpirti, por edhe poezi për etninë tonë kombëtare. Sa bukur tingëllon. Flet qartë për një ngjarje historike, pra për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, më 1887. Jo vetëm kaq.
Vepra epike e Gjergj Fishtës “Lahuta e mlësisë” sa e sa herë mëmsohet dhe recitohet. Është vepër poetike, e cila flet për një kohë të qëndresës së popullit shqiptar për ta mbrojtun atdheun. Kjo është poezia. Kjo është misioni i saj “fisnik”. Poetët i japin rëndësi vargut. Me anë të vargjeve, poetët e rrëfejnë historinë tonë të lashtë. Dhe, pak njerëz i kushtojnë hartimit të poezisë. Edhe ata që shkruajnë, e shkruajnë me ndjesi dhe me përkushtim. Emrat që kanë mbetur në historinë e letërsisë shqiptare nuk do ti harrojë poetët tanë, si: Ismail Kadaren, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Visar Zhitin, Ali Podrimjen, Din Mehmetin, Azem Shkrelin e disa të tjerë. Këta poetë tanë e “kënduan” historinë nëpërmjet vargjeve. “Ajo që na dhembë, është jona” thotë A. Podrimja.
Ose poezia e Mitrush Kutetli është fuqi e rralë krijuese. Ai, në kohën e tij shkroi për rrënjët kulturore shqiptare në Iliri. Ja si tingëllon vargu i tij poetik: “Se loti është robëri, gjaku liri!”. Vargje që tingëllonë bukur, rrjedhshëm. Apo Migjeni, poeti ynë i mjerimit, pos tjerash, ka kënduar “unë jam vullkan që fle i fashitun”. Këto janë vargje që kanë vokacion poetik. Është poetikë e rrallë, por edhe një dhunti e krijuesve. Është gjini që ka rregulla. Por, është edhe vokacion i vështirë se proza e drama. Sepse, poezia është art që lirohet nga brendësia e njeriut. Shpërthen frymëzimi. Nxjerret jasht dhe jehon vargu. Është jehonë që shpërthen zemra dhe shpirti. Bëhet zjarmi. Ja Lasgush kur shton “Me zjarr ju flas…, me zjarr!”. Janë fjalët e zbërthyera në letër. E, fjalët “rrëfejnë” ngjarje të brendshme jete. Poezia e fortë e dridh mendjen dhe shpirtin e njeriut. Ata që hartojnë poezi, janë “mjeshtër” me dhunti. I falë natyra. Janë me prirje. Janë talentë.
Dhe, këta krijues me dhunti janë njerëz të veçantë. Janë poetë. Këngëtarë. Këta krijues shkrihen dhe qajnë në brendësi duke krijuar vargje. Janë përjetuesit më të denjë e më të thellë të tamave medituese. S’ka poet ose ka pak, që ka kanë shkruar në pleqëri, por ka krijues që kanë fillurar të shkruajnë nga mosha e njomë e tyre. Poezia është këngë zogu, ndërsa poeti princ i këngës. Shumë poetë e kanë filluar jetën me poezi, por e kanë përfunduar me dhimbje. Poeti kalabrez, Zef Serembe ishte i tëri poet. Poet i dhimbjes, por edhe poet i lindur për të kënduar. Ai i recitonte poezitë rrugës. Këngë malli, Kënga e parë, Më të bukurës që është në Strigar, Fytyra e saj etj. Ai mbylli sytë përgjithmonë duke dashur poezinë. Poezia ia mori jetën, e ai poezinë e përsosi dhe e shkruajti ashtu si do të duhej shkruar e kënduar. I madhi Serembe! La një vepër modeste, por shumë të adhuruar me poezi. Poezia e tij ëshë margaritar i rrallë i krijimtarisë artistike. Këto janë krijime të rralla poeltike. Janë poetikë e mirëfilltë.
Edhe shumë e shumë krijues të tjerë kanë krijuar poezi. Si të tillë, ata kanë mbetur në histori si poetë. Por, ka edhe të tillë që vetëm një një poezi ka mbetur poet. Poezia është ngacmim i brendësisë shpirtërore. Ajo shpërthen si vullkan. Bëhet filozofi. Art. Art që të gëzon dhe të mediton. Është “vërragë” që flet vet. Duke lexuar poezinë, njerëzit kanë qajtur dhe i kanë shëruar dhembjet. Por, edhe duke studjuar poezinë, njerëzit e kanë njohur realitetin e një kohe.
Poeti i madh Lasgush Poradeci diku ka thënë, ajo që më ka gëzuar në jetë, është poezia, por edhe ajo që më ka tronditur në jetë, është poezia. Është fjala te motivi i dashurisë. Kjo gjuhë e poezisë është e zjarrtë, gjuhë e “perëndisë” ose gjuhë e bilbilit. Poezia të shliron nga brenda atëherë kur shpërthejnë ndjenjat dhe këto flasin jashtë. S’ka më bukur se poezinë. Poezia është këngë dhe “këndohet” si këngë.
Në fillim ishte fjala se, pak njerëz, shkruajnë poezi. Kjo është fakt. Poezia e mirëfilltë është krijim hyjnor, shprehje e rrallë e fuqisë së krijueseve. Poezia si krijim spontan dhe dhunti e njeriut për të krijaur vargje./Tefik Selimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close