Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Policia e Shtetit,masa për  të garantuar sigurinë e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

ATSH/- Policia e Shtetit po zbaton një plan masash për  të garantuar sigurinë e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Zëvendës-ministrja e Brendshme Romina Kuko, tha sot se, “1000 forca policie janë vendosur përgjatë gjithë vijës bregdetare në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e disponibilitetit të policisë ndaj turistëve dhe pushuesve, fluksi i të cilëve sa vjen e shtohet në destinacionet bregdetare shqiptare”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në takimin mbi turizmin që zhvilloi punimet në Durrës, Kuko theksoi se, pikërisht në Durrës që është edhe destinacioni kryesor i turistëve, “kemi shtuar një postë policie, ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë nga ajri dhe deti”.

Gjithashtu u shpreh ajo, kujdes po bëhet edhe për mjetet lundruese që të mos ndërhyjnë në sigurinë e pushuesve që lahen në det, ndërkohë që ka filluar monitorimi i zhurmave në lokale për respektimin e orarit.

Kuko tha se, shërbime të policisë, patrullojnë në plazh me biçikleta për të garantuar sigurinë në mbarëvajtjen e sezonit turistik

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close