Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov nuk deshi t’i dëgjojë,ndërpreu takimin dhe iku pas dy minutave

Presidenti i Maqedonisë Ivanov vetëm dy minuta ka pasur durimin të dëgjojë dhe ka ndërprerë takimin,gjatë një takimi me kryeministrin Zaev dhe atë jashtëm Dimitrov,ku ata do duhej ta informonin për marrëveshjen e arritur me Greqinë për emërin.

Nga kabineti i presidentit Ivanov i cili edhe ashtu tërë kohen e negociatave ka qenë kundër mënyres se si është arrirë marrëveshja,është njoftuar se Ivanovi u ngrit dhe u largua nga takimi pas dy minutash pa dëshirën për të mësuar më shumë për përmbajtjen e marrëveshjes. Është njoftuar se Ivanov do t’i drejtohet qytetarëve sot.
Në komunikatë thuhet:
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov priti sot Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Dimitrov, dhe informojmë se takimi ka zgjatur për dy minuta.” Presidenti Ivanov sot do t’i drejtohet popullit maqedonas dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, thuhet në komunikatën e shkurtër nga zyra presidenciale.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close