Advertisements

Presidentit të Maqedonisë Ivanov, po ia kthejnë shpinën

Siç duket presidentit të MAqedonisë,Ivanov po i shkakton probleme edhe në botën e jashtme politike vendimi i tij që të ndërpresë takimin me Zaevin dhe Dimitrovin vetëm dy minuta pasi ata arritën në zyren e tij.
Njoftohet se mu për këtë shkak kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov si dhe ministrja e punëve të jashtme Zaharijeva kanë anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë,Gjorge Ivanov.

Ivanov është në një vizitë zyrtare në Sofje dhe arsyeja për anulimin e takimit është vendimi i Presidentit maqedonas për të anulluar takimin lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit mbi Maqedoninë,thuhet në njoftimin nga Sofja.
Ivanov, i cili u takua në Sofje me presidentin bullgar Rumen Radev, do duhej të ketë takime me Borisov dhe Zahariev, ku pritej të diskutojnë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, sjell BGNES./Pi

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: