Procesi i dialogut,Presidenti Thaçi informon kabinetin

Loading...

ATSH/- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, informoi sot kabinetin qeveritar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i dialogut mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjatë çdo raundi të bisedimeve e kanë gjithmonë përfaqësuesin e tyre në Bruksel, për të koordinuar procesin me palët e përfshira dhe për t’i dhënë përkrahje konkrete këtij procesi”, theksoi Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se “puna e delegacionit të Kosovës në kuadër të këtij dialogu do të jetë transparente, me raportime të rregullta përpara qytetarëve dhe institucioneve. Për këtë qëllim, edhe përpara nisjes në takimin e parë e kam bërë të qartë gatishmërinë time për të raportuar përpara Kuvendit të Kosovës sa herë që kërkohet një gjë e tillë”.

Kreu i shtetit u shpreh se “Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i përfshirë në këtë proces në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa koalicioni qeveritar, në bashkëpunim me partitë politike parlamentare, ato të opozitës dhe pozitës, do të arrijnë që të përcaktojnë modalitetet e kësaj përfshirje sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Sipas tij, koha ecën dhe ky proces nuk mund të ndalojë për shumë arsye.

Konsensusi sa më i gjerë politik dhe shoqëror në këtë fazë të dialogut, sipas presidentit Thaçi, jo vetëm që do ta rriste besueshmërinë ndaj këtij procesi, por do ta forconte delegacionin e Kosovës.

“Shpresoj se liderët e partive politike ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj institucioneve shtetërore dhe mbi të gjitha, ndaj qytetarëve të vendit”, – tha ai.

Kreu i shtetit theksoi se para nisjes në takimin e parë në Bruksel, u ka bërë thirrje publike subjekteve politike për t’iu bashkuar delegacionit të Kosovës, duke përsëritur të njëjtën gjë edhe sot.

Duke folur për takimin që ka zhvilluar në Bruksel, presidenti Thaçi tha se e ka bërë të qartë se Kosova është e përcaktuar dhe thellësisht e interesuar për të arritur marrëveshje përfundimtare detyruese dhe ligjore me Serbinë.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se të dy palët e përfshira në dialog janë pajtuar për të vazhduar përpjekjet e mëtejshme për të arritur marrëveshje dhe do të vazhdojnë përpjekjet që të mos lejohet rritje apo përshkallëzim i tensioneve apo provokimeve ndërshtetërore, me qëllimin e vetëm që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Në fund, presidenti Thaçi tha se Kosova mbetet konstruktive edhe e përkushtuar për të arritur marrëveshje përfundimtare në fund të këtij procesi.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close