Advertisements

Projektligji për mësimdhënësit e viteve 1998/99,s’ka buxhet

Projektligji që rregullon statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,ka problemet e veta ,numri i saktë i mësimdhënësve të viteve ‘90-‘99 dhe kostoja buxhetore .

Në dëgjim publik lidhur me këtë projektligj, i cili është miratuar në lexim të parë, Ministria e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë paraqitur rezervat e tyre rreth ndikimit buxhetor që do të ketë implementimi i këtij projektligji në qoftë se nuk paraqiten saktë të dhënat për numrin e atyre që do të përfitojnë.

Ndërkohë, sponsorizuesi i këtij projektligji, Ministria e Arsimit, SBASHK-ut kanë shprehur qëndrimin se projektligji nuk e ngarkon tepër MF-në në aspektin financiar, pasi të gjitha të dhënat i kanë të sakta.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, koston financiare e ka quajtur problemin kryesor në këtë moment që e sfidon shumë Ministrinë e Financave.

Sipas tij, MF-ja nuk ka asgjë kundër këtij projektligji, por vetëm ka rezerva në lidhje me koston buxhetore,njofton RTKlive.

Gashi: Ky projektligj ka kosto të madhe, i sjell probleme Ministrisë së Financave

“Ne mendojmë që duhet ligji sa i përket përfituesve duhet të jetë shumë me konciz, shumë më preciz dhe të sqarohet saktë kush çka përfiton në mënyrë në të bëhet kostoja e ligjit dhe dua të deklaroj këtu që në kornizën afatmesme të shpenzimeve 2019-2021 nuk janë të kyçura këto shpenzime për arsye se nuk kemi mundur të bëjmë llogaritjen e tyre. Ne kemi bërë një llogaritje sipas kërkesës që ka ardhur nga MASHT-i dhe llogaria jonë është 16 milionë e 700 mijë, që më vonë është konstatuar nuk është e mjaftueshme dhe pas disa llogarive tjera kostoja vjetore na del diku rreth 32 milionë euro. Krejt këto janë probleme të cilat i sjellin MF-së në planifikim të buxhetit dhe planifikim te të dalurave”, tha Gashi.

Edhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka kërkuar mos miratimin e këtij projektligji, sepse ka kosto të madhe financiare dhe nëse edhe kategoritë tjera kërkojnë të njëjtën gjë atëherë buxheti i vendit nuk do ta përballojë.

“Më lejoni të ripërsëris se ne e vlerësojmë shumë shërbimin e mësuesve dhe nuk është se ne jemi kundër çdo lloj kompensimi për punën e mësuesve në vitin 1999 si të tillë, por kemi thënë që projektligji aktual në formën aktuale është shumë i dëmshëm për buxhetin për shumë vite të ardhshme. Ne mendojmë që projektligji aktual në formën e tij aktuale do të dobësonte sistemin e pensioneve tashmë të pafinancuar, do të krijonte një boshllëk të përhershëm në buxhet dhe do të grumbullonte shpenzime më produktive në përparësitë e tjera të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura”, ka thënë Vermeulen.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.