Advertisements

Projektligji ,presidenti i Kosovës 2868 euro,e kryeministri….

Qytetarët e Kosovës dihet se me cilën rrogë ballafaqohen nëse kanë fatin të gjejnë një vend pune.Ajo as iu mjafton për qëllime bazike të jetës së përditshme.Por zyrtarët nuk pyesin për këtë dhe vazhdojnë e ia rrisin rrogat vetvetes me nj projekt ligj të ri.Edhe pse ashtu ashtu ato janë dhe ishin për shumë here më të larta se një rrogë mesatare e një punëtori në Kosovë.

Sipas njoftimeve të mediave presidenti i Kosovës do të jetë ai i cili do të ketë rrogën më të madhe në këtë vend.Rroga e tij do të jetë 2868 euro.Pas tij si zyrtar më të paguar në shtetin e varfër vijnë,kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të marrin pagë mujore 2 390 euro.Pastaj ministrat me 1 792 euro, po kaq edhe e deputetët.

Pastaj zëvendësministrat do ta kenë koeficientin gjashtë (6), që i bie se do të marrin pagë mujore 1 434 euro. Me koeficient 6 do të paguhen edhe kryetarët e komunave që kanë asamble komunale nga 41 deri në 31 asamblistë,njofton RTKLive.

Me koeficient shtatë (7) do të paguhet komandat i FSK-së dhe kryetari i Prishtinës. Paga mujore e këtyre dy zyrtarëve shtetërorë do të jetë 1 673 euro.
Me koeficient 5.50 apo 1 314 euro do të paguhen shefi i kabinetit në Kuvendin e Kosovës, në Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit. Me koeficient të njëjtë (5.50) do të paguhen edhe këshilltarët e lartë politikë 1 në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit,.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close