Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Pse është libri dritare e botës…?

Loading...

Libri është shoku më i ngusht i njeriut. Është ushqim shpirtëror i njeriut. Pse jo? Me librin, njeriu e ka filluar identitetin e tij. Libri është dëshmia e njeriut. Secili popull e ka historinë e vet. Edhe populli shqiptar e ka zanafillen e shkrimit shqip. Autori i parë i librit shqip është Gjon Buzuku me veprën e tij “Meshari” i vitit 1555. Kjo është një histori e kulturës së këtij populli më të lashtë në Gadishullin Balkanik. Me këtë libër, populli shqiptar ka identitet dhe krenohet. E ka rrugën e ndriçuar. Prej kësaj date të librit të Buzukut, populli ynë dëshmon për kulturën e tij të hershme. Pra, libri është jo vetëm “dokument”, por është edhe një histori e ekzistimit të popullit tonë.

Dhe, kjo histori është e “dokumentuar” me librin, dijen e njeriut. Andaj, ai që nuk e don librin, nuk e don as vetën. Libri nuk i urren njerëzit, por ka njerëz që e urrejnë atë. Kështu është shprehur Nazmi Rrahmani, shkrimtar yni në një takim me shkollarët e gjimnazit të Gjilanit. Sa e sa njerëz kanë shkruar e shkruajnë libra. Por, libra nuk mund të shkruajë secili njeri. Kjo është e qartë dhe e vwrtetw. Vetëm ata njerëz që kanë “mjeshtri” për rrëfime të tilla, ata krijojnë libra apo vepra të ndryshme letrare etj.
Për librin kanë dhënë definicione më të ndryshme. Pse jo? Ata e çmojnë vlerën e librit. Edhe sot e kësaj dite, libri është vlera më e çmuar e njeriut. S’ka gjësend më të çmuar se libri. Libri është dritare e botës, dritare e çdo njeriu. Sa herë e hapim librin, mësojmë diçka të re. Me librin janë rritur njerëzit. Janë bërë miq e shokë të pandarë në jetë.

Lind pyetja: si është “gjendja” e librit sot? Pse nuk adhurohet aq nga lexuesit? Përgjigja do të ishte kjo: Sot, libri pak lexohet. Lexohet vetëm nga njerëzit që ia dinë vlerën. Me hyrjen në “punë” të internetit dhe formave të tilla elektronike, sikur libri është lënë anash nga lexuesit tanë. Libri nuk adhurohet si më parë. Sot ka libra më shumë se lexues. Dje librat na kanw munguar. Nuk ka pasur shumë. Edhe ato libra që janë botuar, janë ditur në gishta, si për shembull: “Për ty” Esad Mekuli, “Drejt ditëve të reja” nga Sitki Imami, “Njerëzit” nga Hivzi Sylejmani, “Lugjet e verdha” nga Rexhep Hoxha, “Picimuli” nga Rexhep Hoxha, “Rrushti ka nisur mu pjekë” nga Sinan Hasani, “Kur pranvera vonohet” nga Fadil Hoxha, “Shtatë thuprrat” nga Anton Çetta, “Malësorja” nga Nazmi Rrahmani, “Besniku” nga Rexhep Zogaj, “Kur kositen livadhet” nga Ramiz Kelmendi,”Karvani i bardhë” nga Azem Shkreli e ndonjë tjetër.

Pra, këto ishin libra (romane e vepra me tregime), të cilat u botuan në vitet e hershme. Edhe ato vepra që janë shkruar, janë përkthyer nga gjuhët e huaja. Sot ka libra shumë, por ka pak lexues. Gjithashtu, ka libra të shkëlqyeshëm, por ka edhe libra “mestarë” apo jo të mirë! Pse jo? Dihet: Libri i mirë nuk ka çmim. Ai lexohet e interpretohet. Por, me tekonologjinë e re, internetit, sikur “shija”ndaj librit është zbehur. Nuk adhurohet aq shumë. Por, librin s’ka asnjë “mjet” që e zëvendëson! Këtë e kanë thënë edhe dijetarët e mëdhenj. Sepse, libri është pasqyrë më besnike e njeriut. Librin e lexon në secilën kohë e vend. E lexon edhe kur ke shije e kohë. Pra, është një “mjet” i pazëvendësueshëm i njeriut.

Kjo “teknikë” e arritur sot, po e dëmton “shijen” e leximit të librit. Në anën tjetër, dijetarët apo shkrimtarët kanë shtuar se, libri është dritarja më e mirë e jetës. Është çelësi i dijes. Është ushqimi i parë shpirtëror i njeriut. Duke lexuar librin, njeriu pasurohet me dije. Njeriu fiton dije dhe hap horizontin e tij të dijes. Sa e sa shkrimtarë kanë shkruar për libra. Por, dashuria ndaj librit po bie dita-ditës. Kjo “gjendje” e librit është për keqardhje. Bie fjala, në planprogramet tona mësimore nuk është futur lektura shkollore. Më herët, secili shkollarë ishte i obliguar ti lexojë nga 5 a 6 vepra letrare. Sot, kjo “punë” është lënë pasdore. Shkollari i sotëm nuk e lexon lekturën shkollore. Kjo është një dëm i madh për shkollarin e sotëm. Në anën tjetër, sot, më shumë shkruajnë libra, se sa lexojnë! Kanë dalë autorë, të cilët as nuk dinë të flasin, se lëje më të shkruajnë. Pse po bëhet kjo? Sikur po duan të bëhen të gjithë shkrimtarë!!! Ata që nuk kanë para dhe janë krijues, s’kanë mundësi të botojnë libra. Ata që kanë para, edhe pa dije e prirje, botojnë libra, por edhe “bëhen” autorë të librave. Anakronizëm! Një absurd i kohës. Sepse, duke i lexuar librat pa vlerë, sikur po ia humbim vlerën librit me vlerë.
Shkruajnë libra ata që kurrë s’kanë lexuar. Shkruajnë libra edhe ata që kurrë s’e dinë derën e bibliotekës. Libra shkruajnë me para. Mjerë arti! Po dalin emra autorësh që kurrë s’ka ditur se çka është libri. Pra, po bëhen krijues, autorë, shkrimtarë, dijetarë apo edhe tituj gradash dr. mr. sc. e të tjera. Shkruajnë libra për luftën, monografi të ndryshme, libra për bizneset ku punojnë, libra për portretet e njerëzve e të tjera, të cilat, jo vetëm se nuk i posedojnë ato vlera letrare e estetike, por nuk i përmbushin kriteret e shkrimit. Dhe, dalin pa recenzentë, pa lekturim, pa korrekturë e çka jo tjetër. Apo i botojnë pa katalogun e shenjat tjera që janë ligjore. Pra, shkruani libra e mos i lexoni! Dijeni se kush po i shkruan ato! Të tilla libra i gjen kudo. Ti japin pa para. Janë libra pa vlerë. E, matrapazët e librave vrapojnë nëpër shkolla për ti shitur ato libra të “mjerë”!
Bie fjala, një autor, i cili e kishte botuar një libër për traditën tonë të hershme, ai vraponte nëpër shkolla për ta shitur librin e tij “të çmueshëm”. Në fakt, ai libër ishte një lloj “shkrimtarie” që ka shkruar për disa “mjeshtri” të hershme shqiptare, por në libër mungonin fotografitë apo “sendet” tjera nga trashëgimia jonë e pasur. Ajme! O, Zot, të tillë autorë po e dëmtojnë kulturën tonë. Dhe, jo vetëm kaq. Dalin këta “autorë” me tituj alameti. Andaj, temat e diplomave janë bërë një lloj “hartimi” i lehtë. Ato, një ditë do të blehen edhe nëpër kiosqe të qytetit. Doktoraturat e tyre janë të nivelit të ultë. Nuk kontrollohen e as nuk botohen. Autorët e tyre janë rrahagjokës se kanë punuar me vjet të tëra. Në të kundërtën, nuk guxojnë ti publikojnë në ndonjë gazetë apo revistë. Shihni kush ka marrë tituj doktor shkence! Gjer dje nuk ka ditur as të dali të flasë para masës, tash ka titull doktori, bile edhe të shkencëtarit.

Na mungon kultura e leximit. Pak lexojmë. Në një rast, Nazmi Rrahmani, shkrimtar, pati shtuar se, na vjen keq të lexojmë gazetën apo librin publikisht. Nëse të vëren dikush se lexon librin në autobus, secili do të urren me fjalë: “Shihe po shet men e po lexon…” Pra, te ne, kjo formë e leximit nuk e ka arritur nivelin e duhur të kulturës. Në botën e jashtme, lexuesi i mirë, gazetën, librin, shënimet apo edhe të ngjajshme, i lexon në autobus, në tren, në kafe apo diku tjetër kur ka kohë të lirë. Kjo është ajo kultura e njeriut që ka fituar shprehi të shijes së leximit të librit, shokut besnik të njeriut. Pra, libri është mjeti i pazëvendësueshëm i njeriut.

/Tefik Selimi /Proinformacion.com
Legjenda: Libri…

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close