Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Loading...

ATSH/ – Ramush Haradinaj është rizgjedhur sot kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si kandidat i vetëm në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të partisë, AAK-në Haradinaj e udhëheqë që nga themelimi.

“Ky besim është obligim i madh”, u shpreh Haradinaj para Kuvendit zgjedhor të AAK-së, duke premtuar për ta shumë punë edhe në të ardhmen.

Lideri i AAK-së, Haradinaj, aktualisht është Kryeministër i qeverisë së Kosovës i votuar nga Kuvendi në 9 shtator  2017, tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit.

AAK si parti është themeluar më 2 maj të vitit 2000 dhe pas zgjedhjeve të para parlamentare të pasluftës ishte pjesë e koalicionit të gjerë qeverisës, ndërsa pas zgjedhjeve të dyta, në koalicion me LDK-në, drejtoi qeverinë në 100-ditshin e parë me Kryeministër liderin e saj, Ramush Haradinajn.

Haradinja dha dorëheqje si kreu i qeverisë në 8 mars 2005, pasi u dorëzua vullnetarisht Tribunalit të Hagës, i cili e shpalli të pafajshëm më 3 prill 2008./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close