Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Reportazh-Mulliri “Barileva” ishte maxhja e bamirësisë dhe e lirisë…

Në 19-vjetorin Mullirit bamirës të lirisë

Pozharan, 19 qershsor 2018


 

Legjenda:  pamje e Mullirite “Barileva” në Pozharan

Pozharani është fshati më i madh në komunën e Vitisë. I ka mbi 900 familje. Është lokalitet i hershëm. Nga ky fshat kanë dalë shumë intelektualë: mësues, arsimtarë, pedagogë, inxhinierë, profesorë, juristë, ekonomistë, doktorë shkencash, gazetarë e krijues të tjerë. Atë ditë kur ia mësymë këtij fshati, ishte java e parë e muajit prill. Më shumë na intersoi Mulliri “Barileva”. Ky mulli është magjja e popullatës së kësaj ane. Po e quajnë edhe mulliri i bamirësisë e i lirisë. Pse jo? Ky mulli i popullit, gjatë luftës së fundit (1999), jo vetëm që nuk e ka ndalë punën, por e ka ndihmuar popullatën me miell. Secili qytetar, që ka pasur nevojë për miell (bukë), nuk është kthyer duar thatë. Një fjalë popullore thotë: ”Miku i mirë, njihet në ditë të vështira”. Kjo është e vërtetë. Kur erdhi lufta e fundit 1999, në Pozharan, u strehuan banorët e dhjetra fsharave të Anamoravës: Devaja, Radivojci, Cërnica, Zhitia, Ramjani, Budriga shqiptare, Tërpeza, Malisheva, Petroci etj. Këtu u strehuan afro 20000 mijë vetë të zhvendosur me dhunë nga forcat serbe. Andaj, kjo na shtyri të dimë më shumë për “Fabrikën e miellit”- Mullirin e bamirësisës e të lirisë.

Edhe për këtë “ngjarje” është një përvjetor. Mulli që askend nuk e la pa bukën e gojës. Pas lufte, autori i këtyre radhëve u gjenden tek Mulliri “Barileva” në Pozharan. Aty, në hyrje, takuam një djalosh të ri, i cili e na tha: “Ku shkoni, axhë?” Përgjigja ishte: “Te ky mulli. Kemi pak punë”. Afrohemi dhe, pa një e pa dy, një meso burrë, na priti: “O bujrum zotëri gazetar! Ne jemi në periferi, por na vizitojnë shumë “nevojtarë” të ndryshëm… Por, ani. Kanë të drejtë. Kryesorja, prodhuesit na gjejnë.” Ia bëmë këtë vizitë mu në 8-vjetorin e bamirësisë së kësaj fabrike të miellit. Tash e 10 vjetë më parë.
Dhe, Salih Selmani (1951), pronar i mullirit “Barileva”, na rrëfeu: “Shihni, – na thotë ky pronar i mullirit “Barileva”. – unë nuk jam nga ky lokalitet, por jetoj këtu në Pozharan. Është fshat përparimtar. Njerëzit janë fort të mirë. Të respektojnë dhe janë komunikues. Ky fshat ka shkollarë e tregtarë të mirë. Për dallim nga disa qendra fshatare, Pozharani është ndërtuar pak pas luftës. Por, ja po dalim tek tema jonë. Unë këtu punoj dhe fitoj “pak”.

Mulliri është jo vetëm i imi, por është edhe i popullit. Pa popullatën, mulliri nuk punon. T’ju tregoj të vërtetën: mulliri ka kapacitet rekord. Gjatë një dite bluaj nga 2000 gjer në 2500 kg miell në orë. Makinat janë të reja. Jemi familje e gjerë. Jemi katër vëllezër. Me këta 4 vëllezër i kemi dy mullinj: një në fshatin Barilevë dhe ky këtu në Pozharan. Këtë e kemi ndërtuar aty kah vitet 1990. Babë ynë, Nebih Selmani, tash i ka 80 vjeç. Ai mbahet. Të shtoj se këtë “zanat” e kemi pasur traditë.
Madje, në fshat ka ekzistuar mulliri para 500 vjetësh më parë. Në kohën e Turqisë, thonë, mulliri ka punuar me 9 gurë. Ky mulli, që shihet në fotografi, është shumë i vjetër. Ky ka qenë objekt me rëndësi për popullatën e kësaj ane. Thonë, një guri ka punuar për skamnorë, ndërsa 8 gurë kanë punuar për popullatën. Fshati ynë ka mbi 400 familje. Më herët, këtu kanë punuar dy-tre mullinj. Por, mulliri që shihet në fotografi, ëshë më i vjetër në Kosovë.

Sivjet, grumbullim i grurit ka qenë i mirë. Secili qytetar ka të drejtë të merr miell sa të don: një thes, dy, tre e më tepër. Gjatë luftës së fundit (1999), unë si anëtar i familjes kam qëndruar këtu me djalin tim e të vëllaut. Duke parë se ishim në rrezik, se ishte kohë lufte, dy djemtë i largova në Maqedoni. Kurse, familjen e gjerë e kam pasur në Barilevë. Por, disa meshkuj i kishim në radhët e UÇK-së”.
I pyetur se a është ndalë mulliri gjatë kohës së luftës, ai na shtoi, Salih Selmani, shtoi se, “Gjatë luftës, mulliri s’është ndalë asnjë ditë. Ka punuar ditë e natën. Unë me 16 qershor (1999), shton Salihu, -e kam ndërprerë punën vetëm tri ditë. Kjo ka qenë koha kur kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë. Në këtë kohë, shkova ta vizitoj familjen time në Barilevë. Nuk e kam ditur familjen dy muaj, a është gjallë apo jo. E, atë kohë, pas datës së 15 e gjer në fund të luftës, e kam ndihmuar secilin njeri. Të shtoj edhe këtë se, forcat paramilitare serbe e patën grumbulluar me dhunë popullatës në këtë fshat. Mu kjo më ka detyruar të qëndroj këtu e të flijohem për qytatarët që t’ia siguroj kafshatën e bukës. E kemi ndihmuar secilin qytetar. Nuk kemi bërë “hile”. Të gjithë ata njerëz që kanë kërkuar miell, u kemi dhënë nga 50 kg. Më vonë u kemi ndarë nga 20 kg. Edhe ato që s’kanë pasur pare, e vinin për të kërkuar, se ishin plaçkitu rrugës nga serbët apo u kanë mungur paratë, u kemi dhënë miell falas. Po kështu, u kemi ndihmar pjesëtarëve të UÇK-së, fshatarëve skamnorë. Por, ka pasur rast kur njeriu ka ardhur dhe mi ka lëshuar në dorë dy lira për 100 kg miell. Kur i kam parë ato, unë ia kam kthyer dhe i kam dhënë miellin falas. Për këtë “gjest” kam shumë dokumente që u kam dhënë miell falas. Por, edhe sot u japi disa familjeve miell. Sidomos, miell u kam dhënë skamnorëve, shoqatave të dala nga lufta, sindikatave të pavarura. E dij si sot kur kamionin me miell e kam ngarkuar dhe e kam shpëndarë për skamnorët e Podujevës.” Jo vetëm kaq.

Të shtoj edhe këtë se jemi familje prej 40 anëtarësh. Kur ka mbaruar lufta, rrëfen Salih Selmani, – pasurinë në Barilevë na kishin shkatërrruar gjer në fund. Na kanë djegur e plaçkitur të gjitha “sendet” e punës, si: 2 kamiona, 4 makina të vogla e 2 traktora. Por, kur jemi kthyer në shtëpi, i kemi gjetur vetem 4 lugë. Dhe, dhimbja ishte te familja. Nuk e dija se ku gjendet. Më kam mësuar se më janë strehuar në Maqedoni. Ky “lajm” më është ardhur nëpërmjet një letre. S’di, shton Salihu, pronar i mullirit në Pozharan, luftës iu kam friguar. Kam qëndruar tërë kohën e luftës te muhaxherët e Pozharanit. Natën e kam kalur këtu, ndërsa ditën heret kam ardhur te mulliri. Mulliri s’është ndalë asnjëherë. Shpeshherë kam ardhur arave. Çelsin e derës së mullirit e kam mbajtur në dorë. E kam ndalë rrymën, kur e kam ditur se nuk kam grurë bollëk në mulli. Përsëri jam kthyer arave për të vazhduar gjumin.
Shih për këtë, sot jam i gëzuar që popullatën e kam ndihmuar. E kam pasur për borxh popullatës t’a sigurojë bukën e gojës e të jetës… Për këtë ndihmë kam dy mirënjohje nga komuna e Gjilanit, një e kam nga Vitia, TMKja, klubet futbollistike e nga shumë shoqata të ndryshme”, shtoi në fund z. Salih Selmani, pronar i mullirit.

  • /Tefik Selimi

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close