Advertisements

Reportazh – Nuk harrohen martirët e Nezajve që janë ekzekutuar nga forcat serbe…

Gjilan, 18 qershor 2018


Si kalohet fshati Zhegër, pas tri fshatrave tjera, si janë: Haxhaj, Demiraj, Isufaj, ngre shtat fshati martir Pidiç, Gryka e Karadakut. Është ky një lokalitet i rrethuar në mes dy shpateve të larta me drunj, ku këtë lugajë e ndanë rruga e “Rruga e Mbretit”. Atë ditë, kur u zbulua lapidari i martirëve pas 100 vjetësh lirie, tash e 6 vjetë më parë, aty ishin ardhur në Pidiç burra, gra, të rinj e mosh tjera, të cilët mbanin në duar flamurin kuq e zi plot krenar. Kjo ditë e 15 nënëtorit (2012), nuk do të harrohet lehtë. Pse jo?
Atë ditë, si një, ishin ardhur afro 100 qytetarë të fshatrave të Malësisë së Karadakut për ti nderuar bashkëqytetarët e tyre, të cilët, tash e 118 vjet më parë ishin ekzekutuar nga forcat e errta serbe në fshatin Nezaj. Mu data e 15 nëntorit përkon me 100-vjetorin e Madh të Shqiptarëve, ku në rrethana të panjohura, një grup familjarësh zihen papritur nga forcat e ushtrisë serbe dhe ekzekutohen në fshatin Nezaj, vend afër kufirit me Serbinë. Kjo ditë, kur është festuar, sa është festë kombëtare, përkon me shënimin e 100-vjetorit të bërjes së shtetit shqiptar, Shqipërisë, po aq ishte edhe ditë dhimbjeje për familjarët e fshatit Gruhali e fshatrave tjerë të Karadakut.

Buzë rrugës Gjilan-Shurdhan, atu afër fshatit Pidiç, u tubuan qindra qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët ishin të ardhur familjarë nga Kumanova, Presheva, Gjilani e mese tjejra, të cilët e zbuluan lapidarian e martirëve pas 100 vjetësh lirie.
Siç dihet, në këtë lokalitet të Karadakut, më 15 nëntor të vitit 1912 u masakruan nga ushtria serbe qytetarët e kësaj ane, ku ishin të skalitur emrat e tyre në pllakën përkujtimore, si janë: Tahir V. Gruhalia 1855 -1912, Arif T. Gruhalia 1881- 1912, Xhemail T. Gruhalia 1888-1912, Ajdin T. Gruhalia 1892-1912, Halil T. Gruhalia 1896-1912, Saqip A. Gruhalia 1882-1912 dhe Vesel A. Gruhalia 1886-1912. Por, këtu janë masakruar edhe tre vetë, të cilët nuk u dihen emrat e tyre. Por, thonë se janë të lagjeve të kësaj pjese të Malësisë së Karadakut. Këta janë martitët që u kezekutuarn më 15 nëntor të vitit 1912. Me këtë rast u mbajt një tubim përkujtimor në nderim të këtyre viktimave në fjalë. Atë ditë, kur janë zbuluar lapidari i martirëve, u gjend aty edhe Bajram Limani (60), familjar i viktimave nga fshati Pidiç, i cili tha se kjo ngjarje ka ndodhur 100 vjet më parë po në këtë vend. Por, lapodari do të duhej të ishte i ngritur atje në kufi, por për shkaqe të njohura, ne e kemi ndërtuar këtu afër rrugës së fshatit të familjarëve tanë.

“O, gazetar, ju falemnderit që keni gjetur kohë të vini gjer këtu, shtoi Bajram Limani. Kjo ditë duhet të shënohet e të mos harrohet. Pse jo? Ne nuk e kemi harruar, se shënon ngjarje të dhimbshme, por krenare për të gjithë. Këtu na janë pushkatuar anëtarët e familjes sonë, të cilët u gjenden në rrugë duke shkuar për në fsha, Nezaj. Forcat serbe i kanë masakruar meshkujt, ndërsa gratë i kanë lejuar të shkojnë në shtëpi. Kjo është varreza masive, e cila nuk është zbuluar gjer më sot. Ne e kemi ditur varrezën te fshati Nezaj, fshat afër kufirit Kosovë-Serbi, por s’kemi guxuar as të bëjmë fjalë, e lëje të ngrejmë ndonjë lapidar për ta. E kemi pritëm ditën e sotit, lirinë që ti nderojmë 10 martirë, të cilët rënia e tyre përkon me shënimin e 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë masive, që gjendet në një lugajë afër Nezajt, janë masakruar disa të rinj, por janë edhe qytetarë të vjetër, të moshës 16 vjeçare deri në 40 vjeçare. Bile, ka prej tyre që kanë qenë të fejuar, por ka edhe prej tyre që kanë lënë ndonjë fëmijë.
Duhet të shtojmë se, fëmijët e të mbijetuarëve janë vrarë më vonë në luftën e dytë e vitit 1944, ku është bërë masakra më e madhe në Karadak, në Iseukaj. Këtu afro 50 vetë janë ekzekutuar me ujë valë e me armë të ftofta nga forcat serbe. Këto fakte, shtoi Bajram Limani, – i kemi ruajtur nga të afërmit tanë, të cilët i kanë edhe sot të freskta. Pse jo? Jemi një gjak, një fis të një kombi të kësaj ane”.
Edhe Emrush Limani, anëtar i kësaj familje Limani, tha se janë të fshatit Gruhali. “Çka të themi tjetër për sot? Ja erdhi kjo ditë e bardhë për shqiptarët. Ditë kur po i ndriçojmë familjarët tanë para 100 vjetësh të masakruar nga serbët kriminelë. Është fjala për këta të vrarë, të cilët nuk kanë mundur ti ikin më të keqes dhe i kanë masakruar pa dëshmi”.
Rabit Saqipi, i lindur më 1955 në fshatin Gruhali, por jeton në fshatin Norçë. Ai punon në Preshevë dhe është aktivist i kësaj ane. Ai, mes tjerash tha se, këto viktima janë një çështje historike kombëtare. “Na e dimë historinë e popullit tonë, i cili ka derdhur gjak për trojet e vete. Këto viktima janë të pushkatuar në fshatin në mes Seferve dhe Nezajve. Katërgjyshërit e mi i kanë pasur miqtë në Gjilan. Pra, 100 vjet më parë, duke u kthyer nga Gjilani për në vendlindje, Gruhali, këta familjarë, që sot i nderojmë, janë takuar më ushtarët serbë. Gratë që kanë qenë me ta, janë lakuar nja 10 apo 15 metra, ndërsa meshkujt i kanë pushkatuar të gjithë. Po këto gra, duke e ditur vendin se ku i kanë vrarë të afërmit e tyre, ato më vonë i kanë varrosur. Është ky vend i rrethuar me drunj të lartë, por varret janë të rrethuar me gurë në formë muri. Bile, murin e këtij varri masiv e kanë ndërtuar vetë gratë e të vrarëve.

Ne gjithmonë e kami pasur idenë se si të vjen një dita e “festimit” të këtyre martirëve të afërm tanë, të cilët janë viktima të një kohe të hershme të vitit 1912. Dhe, gjaku i shqiptarit nuk humbet, ai herdo kur të dali në shesh. Na lindi ideja ta ngrejmë këtë lapidar, i cili na nderon të gjithëve në këtë përvjetor të madh të Pavarësisë së Shqipërisë. Lapidari është një simbol i një Shekulli Pavarësi të shtetit Shqiptar. Shih për këtë ditë, edhe i pari i komunës, z. Q. M. e ka përkrahur nisiativën tonë. Ne në mënyrë vullnetare e kemi ngritur këtë lapidar për të afërmit tanë. Rabiti thas se, tash është e 100 vjet më parë, në Pidiç, pra mbi Vrellë të këtij fshati, forcat e ushrisë serbe, kanë kryer edhe masakra tjera, duke vra, djegur e masakruar popullatën e kësaj ane me të vetmin qëllim që ta zhbëjë këtë popull nga faqja e dheut. Po kështu nja 2- 3 qind metra më larg është masakra e Isevukajve, në të cilëtn masakër janë afro 68 veta. Këtu i kanë përvluar njerëzit me ujë valë.
Shihni, ne jemi familje e madhe që jetojmë në Preshevë, Llojan, në Sopot, Prishtinë e këtu në Pidiç. Ajo grua e Zhegrës, i kanë thënë “halla zhegrajkë”, e cila ka qenë e mëhallës së Demovitëve. Kjo familje ka numërura 23 anëtarë: 13 meshkuj, e tjerat femra. Në atë vend janë pushkatuar 7 vetë, më i vogli ka qenë 16 vjeçar. Gjashtë të tjerë kanë qenë nën moshën dymbëdhjetëvjeçare. Këta gjashtë vetë nënë moshën dymbëdhjetëvjeçare, janë masakruarë në luftën e dytë, më 1944, nga Brigada e VI-të Serbo-Maqedone. Nga kjo masakër ka shpëtuar vetëm një, i cili nuk ka munguar në atë moment, ndërsa të tjerët, 68 sosh, i kanë vrarë. Pra, ata që kanë shpëtuar nga vrasja e vitit 1912, por janë ekzekutuar në Isevukaj në vitin 1944.
Ahmet Daku, kryetar i Shoqatës së dalë nga lufta tha se, ti përkujtosh dëshmorët dhe të rënët për atdhe është një vepër shumë e madhe. “Ne kemi shumë këso veprash që duhet të shkruhen e të thuhen. Kështu, ata që e kanë marrë këtë nisiativë, urime dhe lavdi ju qoftë të gjithë dëshmorëve të kombit!”.
Ramadan Ismaili, kryetar i shoqatës së luftës, dega në Preshevë, tha se, “Ky lapidar flet shumë për faktin se tregon e shënon një kohë të rëndë të vitit 1912, kohë kjo kur shumë të afërm kanë dhënë jetën për këtë ditë para 100 vjetësh. E falenderoj Këshillin Organizativ që e ka menduar ta jetësojë amanetin e tyre, të cilët s’kemi mundur ta bëjmë dhe më herët.

Shefik Surdulli, zyrtar për informim nga komuna tha se, kjo ngjarje e sotit përkon me një datë shumë të rëndësishme, pra 100 vjet më parë, ku ende, në trojet tona po i ndjejmë dhimbjet dhe viktimat e terrorit nga falanga serbe. “Ky përvjetor i shtetit shqiptar po na sjell në kujtesë jo vetëm ngjarjet e mira, por edhe ato që ishin të vështira për shtetformim të shtetit shqiptar, Shqipërisë, më 1912. Nuk ka vend ku nuk ka verpruar armiku, andaj, ndoshta pak më vonë, por me një ditë të madhe si kjo, në 100 vjet lirie, po nderohen e nuk po harrohen këta martirë të kombit. Na erdhën kohë tjera, të cilat flasin me gjuhën e popullit ku po i nderojmë dhe po ua ngrisim lapidarët e nderit viktimave të rënë nga kriminelët serbë”.
Siç dihet, lagjja e Gruhalive e patë pësuar shumë keq jo vetën në vitin 1912, ku janë vrarë apo ekzekutuar 28 pleq, gra e fëmijë, të cilët janë therrur me thika e mjete tjera të ftofta. Sipas të dhënave gojore, masakra kryesore ishte planifikuar nga shtabi i UÇJ-së. Sipas shënimeve, gjatë periudhës se masakrës së Malësisë së Kradakut, thuhet se janë likuiduar rreth 130 vetë, u dogjën shumë shtëpi dhe u plaçkitën çdo gjë në shëpit e këtyre fshatrave të kësaj ane.

/Tefik Selimi/Proinformacion.com

Legjenda: Disa foto nga kjo ngjarje në Grykë të Karadakut
Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close