Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Rexhep Elmazi ishte poet atdhetar dhe zë kryengritës i kohës…

Një 40-vjetorin e vdekjes

Gjilan, 14 qershor 2018
Historia e popullit shqiptar është e dhimbshme. E dhimbshme është se populli ynë ka vuajtur shumë. Por, është edhe krenare, sepse, edhe pas 100-vjetësh pavarësi, kurrë populli ynë nuk është gjunjëzuar para armiqve të kohës. Prandaj, kur e shfetojmë historinë e popullit tonë, ajo është e larë me gjak, duke i mbrojtur tokat e stërgjyshërve tanë. Pse jo?
Në këto rrjedha të historisë sonë më tepër kanë pësuar arsimdashësit, trimat, por edhe poetët tanë të dijes. Sa e sa mësues e krijues shqiptarë janë vrarë e janë helmuar nga dora e zezëe armikut. E armiku gjithmonë ka vepruar si armik. Ai s’ka emër tjetër, armik! Në fjalë popullore thotë: “Uji flë, e armiku s’flë”! Pra, përherë armiku ka punuar kundër popullit shqiptar. Por, përkundër kësaj gjendjeje “mizore”, krijuesit, mësuesit e trimat e popullit nuk kanë qëndruar indiferentë. Jo!
Ata, në një formë a tjetër, i kanë dalë zot atdhetut e kombit. Shumë prej tyre e kanë pësuar me jetë. Me jetë edhe Rexhep Elmazi, poet i shquar gjilanas. Ai sot na mungon! Pse jo? Kur veproi ai, pushteti e kishte halë në sy. Ishte njëri nga poetët atdhetar. I tëri njeri, i tëri atdhetar dhe personalitet. Një njeri i heshtur, kokëulur, i dinjitetshëm, por rebelues dhe gjithmonë kryengritës kundër pushtetit gjakpirës. Jetoi në një kohë të rëndë jete.

Lindet më 1938 në Malishevë të Gjilanit. Jetoi në Gjilan gjer më 25 maj të vitit 1978, kur vdiq nga një dorë tinëzare. Pra, kjo “jetë” e tij mbeti enigmë kohe e jete. Poeti, jetën e bëri jo “normale”, për faktin se u ndoq nga pushteti i asaj kohe. Dhe, për t’u rrumbullakësuar e keqja, pas vdekjes së tij jo “normale”, dorëshkrimet e shumta i mbetën tek e motra e tij në Livoç, por organet përcjellëse i hetojnë dhe ia zhdukin të gjithashkrimet. Kjo ishte vdekja e dytë e poetit. Pas shkollimit fillor, i cili ishte nxënës shembullor, ai regjistrohet në gjimnazin e Gjilanit.
Pas këtij shkollimi, Rexhep Elmazi është detyruar të punojë si përkthyes në Këshillin Popullor të Rrethit të Gjilanit. Ai në vitet 1962, me një grup ilegal kanë shpërndarë parulla dhe afishe kundër regjimit serb jugosllav. Më 1964 zgjedhet udhëheqës i Komitetit për Gjilan në Lëvizjen për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatë ilegale patriotike, në krye të së cilës ishte atdhetari Adem Demaçi. Ky grup së shpejti zbulohet nga shërbimi i fshehtë serb dhe, poeti, Rexhep Elmazi arrestohet me 8 qershor të vitit 1964, ku dënohet me nëntë vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit, ai lirohet nga burgu i Pozharecit, më 8 nëntor të vitit 1968. Ai gjatë kësaj kohe punoi si përkthyes në Entin e Sigurimt Social në Gjilan.
Pësëri vazhdoi krijimtarinë poetike dhe librin e parë me poezi “Frymëmarrje”që e botoi, më (1972). Ky libër i tij u vlerësua lart nga kritika letrare. Pak më vonë, ai botoi edhe veprën e dytë “Fryma”, më (1994). Ishte një zë i veçantë i këndimit lirik, por i mendimit të thellë poetik e patriotik. Beqir Musliu, tash i ndjerë, poet nga Gjilanit, ai në një shënim të tij lidhur me Rexhep Elmazin, ka shtuar: “Dhe, poetët i vrasin, thënë e stërthënë aq herë sa që tashmë është bërë refren, si ndër poetët, po ashtu edhe ndër ata që s’janë; poetët presin të vriten, kurse ata që s’janë, të thurin pastaj historinë e tragjedive të turpit.
Pra, Rexhep Elmazin, si shumë poetë të tjerë, e vranë, gjithashtu në mënyrë tinëzare dhe të turpshme. Nuk u mjaftoi kjo (a ka krim më të madh se sa ta vrasish poetin!) ia vranë edhe poezinë, ia dogjën dorëshkrimet…”(shih libri: T. Arifi: “Poezia e Rexhep Elmazit”,(f.7). Poezia e tij ishte një kaptinë e rrallë e shkrimeve artisike. E tëra ishte e mendimit atdhetar. Artikulimet e tij ishin të forta dhe shumë të qëndrueshme. Ja si tingëllojnë vargjet e tij:”Bëje atë pa të cilën s’mundesh, n’e pagofsh edhe me jetë…(f. 50). Kjo poezi është fund e kreje atdhetare.

Pra, ”poezia e Rexhep Elmazit është për njeriun e këtyre hapësirave”. Në përgjithësi, poezia e këtij poeti, që tashma na mungon, artikulon natyrshëm nga individualja te e përgjithshmja – kombëtarja apo edhe univerzalja. Krijimet e tij poetike janë perla të rralla arti. Ai krijoi heshtur, i bindur se vlerat se vetëm ashtu krijohen, pra pa zhurmë. Ky poet “bëri pjesë në atë grup të madh të krijuesve e intelektualëve që patën synim dhe angazhim bazë të jetës së tyre që e kishin lirinë e popullit e atdheut”.
Pra, “Rexhep Elmazi u burgos, u vra, u ndalua, u zhduk vepra e tij e vuajtjeve e pikëllimit në jetë. Ai e këndoi atë, për faktin se poeti “jetën” ‘se jetoi, por e këndoi…” (f.2). Kjo ishte simbolika e poezisë së tij. Në një varg, ai shton: “Vuajtjes kurrë nuk ia lëshoj rrugën/ në m’u bëftë pengesë drejt qëllimit!” (f.52).
Edhe Riza Bicaj, profesor, në një shkrim të tij me titull, “Në gjimnazin e Gjilanit”, të botuar në revistën “Shkëndija” nr. 13 prill të vitit 1993, ka shtuar se: ”Jemi në vitin 1956. Është kjo një kohë kur veprimet kriminale ndaj shqiptarëve kishin reshtur. Përkohësisht ishte aktual procesi i hapur për shpërnguljen masive të shqiptarëve për në Turqi. Kjo kishte të bënte me interesat e vjetra të Jugosllavisë. Për t’i realizuar, ato duhej të ideologjizoheshin e për t’u ideologjizuar Jugosllavia, mobilizion forcën politike të partisë komuniste dhe lëshon në duart e saj tërë aparatin shtetëror. Për këtë qëllim serbomalazeztë e pushtuan partinë e me te edhe të gjitha instumentet e dominimit. Në kushte të tilla populli shqiptar jo vetëm që duhej të luftonte kundër idesë së nënshtrimit, por edhe të punonte për të fituar të drejtën e barazisë së premtuar. Mungoi literatura shqipe. Duke ndier thellë misionin që kisha si luftëar i vogël në atë luftë të madhe, iu përvisha punës në Gjimnazin e Gjilanit. Në atë shkollë tërë trupi mësimor ishte i përbërë nga profesorë të zgjedhur serbë e malazezë. Vetëm një arsimtar i matematikës ishtë shqiptar në mesin e tyre. Prandaj, të gjitha lëndët mësimore zhvilloheshin në gjuhë të huaj (serbe). Veç kësaj, drejtori i Gjimnazit, një luftëtar e anëtar i Komitetit të Partisë, pengonte me të gjitha mundësitë e veta çdo aktivitet. Sa herë që e kundërshtoja, e duhej ta kundërshtoja kurdo që vihej në diskutim ndonjë çështje e nxënësve shqiptar, ai më quante “mbrojtës i kombit”, shtonte Riza Bicaj, profesor i gjimnazit të Gjilanit.

Mandej “biblioteka e shkollës kishte në gjuhën shqipe vetëm ca broshurëza politike të Titos, Kardelit, Rankoviqit etj. Asnjëherë vepër letrare, asnjë libër i nevojshëm për nxënësit. Bëra e ç’bëra dhe mblodha në të gjitha botimet në gjuhën shqipe që kishin dalë në Kosovë, madje edhe të gjitha kompletet e revistave. Kjo ndikoi në masë të madhe që nxënësit shqiptarë të konsideronin mësimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe si lëndë kryesore të tyre. Pa humbur kohë depërtova në shpirtin e nxënësve dhe bashkë me ta formuam grupin letrar. Në këtë grup jo vetëm që lexoheshin punimet origjinale, por me jipej rasti t’i zgjeroja njohuritë e tyre për letërsinë e gjithmbarshme shqipe. Në këtë vlug pune njoha mirë Rexhep Elmazin. Elmazi ishte një “Zenel” migjenian që më shkaktonte kokëçarje si në orët e mësimit, ashtu edhe në grupin letrar. Kërkonte liri mendimi. Çdo përpjekje që bëja për të “gjykuar” Fishtën, Koliqin etj., si e donte koha, Rexhepin e trazonte, e bënte të lëshonte një të qeshur karakteristik, një të qeshur helmues, dhe – më “helmonte”. Në fillim sytë e tij më dukeshin naivë, por kur e njoha mirë pashë qartë sa largparës ishin.
Rexhep Elmazi, ish-nxënës i gjimnazit të Gjilanit. Shumë padrejtësi janë bërë ndaj profesorëve e shkollarëve shqiptarë. U qeshja gjesteve të tij siç qeshte ai me të miat. Nëse “mjerimi pjek fëmijën para se të burrërohet”, Rexhepin e kishte pjekur mirë. Hartimet e tija nuk ishin shkrime që mund t’i vlerësonte madhësia e notës. Ato ishin krijime letare, por “të rënda”, “delikate”. Të tilla ishin hartimet e tij edhe në gjuhën serbokrate. Asnjë nxënës serb nuk e di të shkrujë serbokroatishten siç shkruante Rexhep Elmanzi” – deklaroi hapaz në sallën e arsimtarëve njëri nga profesorët e asaj gjuhe.

Në mbarim të atij viti shkollor, kur Elmazi duhej të shquhej si nxënës i shkëlqyeshmëm, drejtori kishte organizuar dhe “ arsyetuar mirë” motivin për t’ia humbur klasën (vitin). As kjo nuk e gjunjëzoi. Prapë nxënës shembullor, njeri i fortë dhe poet i kohës. Ky me vargjet e veta bënte me dije se e kishte të qartë që regjimi serbomadh kishte mbështetje vetëm me robërinë e shqiptarëve, prandaj, që në bankat e shkollës me poezinë e tij kërkonte që populli i vet të shikohej me sytë e historisë. Mu atëherë, pra, fillon të kompozohet ajo melodia e rëndë që përshkon tërë poezinë e tij. Njëra nga ato, që ia kushton autorit të këtyre rreshtave (R. Bicajt), të mos e mashtrojë lexuesin. Ajo ëshë një poezi karakteristike me të cilën poeti ngre një punëtor arsimi në shkallë simbolike që të vihet në pah ideja e tij për ndritshmëtarin e duhur të popullit. Ato vargje, pra, u kushtohen të gjithë arsimuesve shqiptarë që e kanë kryer dhe që e kryejnë misionin e tyre të ndritshmëtarit. Dhe, sa padejtësi të shumta janë bërë ndaj profesorëve e shkollarëve shqitarë në gjimnazin e Gjilanit”.
Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 vritet nga një dorë tinëzare…

/Tefik Selimi
Legjenda: Rexhep Elmazi, poet i ndjere…

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close