Serbet të frustruar pas humbjes nga Zvicra,paraqesin ankesë FIFA-s

Loading...

Mediat dhe opinioni serb janë dhënë pas kërkimit të fajtorit kujdestar pas humbjes së ndeshjes së ekipit kombëtar serb kundër reprezentacionit të Zvicres.Sigurisht në frustrimin e tyre ka ndikuar edhe fakti se dy golat që humbën Serbinë i shënuan dy futbollistët shqiptar e kombëtares zvicerane me prejardhje nga Kosova ,Sahaqiri dhe Xhaka.

Dhe kjo ka shkuar aq larg sa që Federata serbe e futbollit FSS përmes nënkryetarit Savo Milosheviq dhe sekretarit gjeneral Shurbatoviq kanë konfirmuar se kjo federatë do të paraqesë një ankesë FIFA-s ,për shkak se siç thuhet të ” gjykimit tendecioz të gjykatsit gjerman Felix Brych , por edhe për provokimin e futbollistëve dhe tifozëve shqiptarë në ndeshje me Zvicrën në Kaliningrad.”

Sidomos serbet ia zënë për të madhe gjermanit Brych se sipas tyre kinse ai “i kishte gjykuar Aleksandër Mitroviçit faul në sulm, edhe pse në të njëjtën kohë ai mbahej nga dy kundërshtarë në zonën e tij të penalltisë.”
“Gjithçka është e qartë, kemi bërë shumë biseda, kemi paraqitur zyrtarisht një ankesë dhe një protestë kundër FIFA-s për referimin, nuk pres ndonjë vendim spektakolar, por kemi një ndeshje tjetër dhe nuk do të heqim dorë aq lehtë nga e teta e finales….”kishte thënë Millosheviçi ndër të tjera./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close