Advertisements

SFV-Shoqata e Futbollit Zviceran del në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit

Pas hapjes së procedurës së komisionit disciplinor të FIFA-s kundër dy futbollistave të kombtares zvicerane Xhaka dhe Shaqiri për shkak se ata kishin festuar golat e tyre në ndeshjen kundër Serbisë duke bërë simbolin e shqiponjës me duar,në mbrojtje u ka dalur Federata zvicrane e futbollit (SFV).

Ne nuk presim ndonjë dënim ka thënë delegati i FIFA-s SFV Claudio Sulser në konferencën për shtyp.Ai tha se ishte një “reagim spontan” i lojtarëve, por “jo për një mesazh politik”.
Përveç kësaj, shtoi ai, u zhvillua një takim me Shaqirin dhe Xhakën pas ndeshjes. SFV nuk pret ndonjë sanksion kundër këtyre dy futbollistave.

“Nuk mund ta imagjinoj se do të dënohen me një ndalim,” tha sekretari i përgjithshëm i SFV, Alex Mischer.
Misher ka shtuar se me këtë rast i është thënë të dy futbollistave të mos festojnë në këtë mënyrë.
Sulser ka shtuar se ai është i bindur se FIFA nuk do të nisë ndonjë veprim kundër dy shtetasve zviceranë, duke shtuar se Shpia e futbollit botëror nuk raportoi në SFV.

“Nuk jam i sigurt se FIFA do të përgjigjet fare, gjithçka varet nga ajo se si gjykohet nga Komiteti Disiplinor. Nuk ishte një mesazh politik, ishte një reagim spontan i lojtarëve dhe prandaj nuk shoh se çfarë do të bënte FIFA”, shpjegoi Sulser./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close